PREZANTOHEN PROJEKTET E SE ARDHMES PËR EKIPIN E MILANIT

606
0
SHPËRNDAJE

Drejtori  i ri ekzekutiv Marco Fassone sot shpalosi projektet e së ardhmes ai tregoi me detaje planet e kuqezinjve, në epokën e kinezeve. Fassone gjatë  konferencës u mundua që ti qartësojë tifozët e Milanit se skuadra ka një buxhet të bollshëm që do të përdoret  për të forcuar skuadrën dhe për ta rikthyer atë në Champions League.

“Për ne është një përgjegjësi e madhe. Kemi marrë nën drejtim një skuadër të madhe. Buxheti që kemi në dizpozicion do të përdoret për të afruar në radhët e ekipit elementë cilësorë.  Objektivi ynë  kryesor është rikthimi në Champions League.”

Fassone konfirmoi se kuqezinjtë edhe për sezonin e ardhshëm do të jenë nën drejtimin e trajnerit aktual Vicenco Montella. Prioritet është rinovimi i kontratës së portierit Gianluiggi Donarumma si dhe mesfushorit Suso.  Gjithashtu ai zbuloi  dhe emrat e parë që do të synohen për tu transferuar në Milano.

“Milani do të vazhdojë të jetë nën urdhërat e Vicenzo Montella. Ai ka mbështetjen tonë absolute, pasi dhe përgjatë këtij sezoni ka realizuar një punë të mirë. Përsa i përket emrave që ne do të kërkojmë të transferojmë, momentalisht kemi si objektiv Karim Benzema dhe Pierre Emerick Aubamenyang. Prioritet është rinovimi i kontratës së Donarumma dhe Suso-s.”

Ai nuk e la pa e përmendur  edhe projektin për një stadiumi të ri. Ai deklaroi se një investim i tillë do ti shërbentë shumë klubit në të ardhmen, pasi do ti garanonte të ardhura të mëdha. Për këtë ceshtje drejtori ekzekutiv u shpreh se do të nisë bisedimet me autoritet lokale të Milanos për vënien në jetë të këtij projekti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU