AKSIDENT ME MOTOÇIKLETË, DY TË VDEKUR NË STRUMICË

184
0
SHPËRNDAJE

Sot policia ka gjetur trupat e dy personave të cilët janë aksidentuar me motoçikletë dhe më pas kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Trupat e tyre janë gjetur sot rreth orës 13.30 në rrugën rajonale mes fshatrave Bansko dhe Gabrovo në Strumicë.

Sipas policisë, mësohet se aksidenti mund të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë e cila ka arritur menjëherë në vendngjarje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU