OSBE REKOMANDON 330 VËZHGUES PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI

393
0
SHPËRNDAJE

OSBE/ODIHR-i do t’u kërkojë Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Procedurat, do të përfshijnë votimin, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit.

Këto rekomandime janë paraqitur sot në raportin e misionit të OSBE-së për vlerësimin e nevojave.

“Misioni për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit përveç një ekipi bërthamë ekspertësh, do të kërkojë  edhe dërgimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së nga 30 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve  dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar ditën e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e OSBE-së lëshuar sot për media.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU