NË KUVEND FLITET PËR INTERESA SHTETËRORE, SHUMICA: VELJANOVSKI TË PUNOJË SIPAS RREGULLORES

59
0
SHPËRNDAJE

Interesat kombëtarë, platforma e shqiptarëve dhe revolucioni i larmë ishin top temat në seancën e dymbëdhjetë parlamentare. Diskutimin e nisi deputeti i VMRO-DPMNE-së Dimitar Stevananxhija, i cili i bëri thirrje liderit të LSDM-së Zoran Zaevit të heq dorë nga siç tha “Platforma e Tiranës”, pas çka, replikuan edhe dhjetë bashkëpartiakë të tij.

“Prandaj do t’ju kisha lutur që në replikat tuaja, të jini korrekt dhe ta thoni atë për të cilën apelova në fillim: të hiqni dorë nga Platforma e Tiranës, sepse në këtë moment ajo nuk i përgjigjet Maqedonisë”, u shpreh Dimitar Stevananxhija, VMRO-DPMNE.

Deputeti Pavlle Bogoevski foli për Revolucionin e Larmë, protestat antiqeveritare në të cilat vetë ai ishte pjesëmarrës. Deputetëve të VMRO-DPMNE-së u tha se tani “laramanët” do të vazhdojnë ta ngjyrosin Kuvendin nga brenda.

“130 ligje i votuat për 24 orë. Mbaheni patriotë, ndërsa pas shpine zhvilloni negociata për emrin. Revolucioni i larmë do të vazhdojë ta ngjyrosë këtë kuvend, por kësaj radhe nga brenda. Falë Revolucionit të Larmë, shmangën të kemi demokraci sipas qejfit të Trajko Veljanovskit. Motoja e Revolucionit të larmë ishte “Mjaft me frikë, mjaft me heshtje”, tha Pavle Bogoevski, Koalicioni për jetë në Maqedoni.

Deputetët e LSDM-së përsëri patën vërejtje procedurale ndaj kryesuesit të seancës Trajko Veljanovskit se po e pamundëson vullnetin e shumicës parlamentare. Me ta u pajtuan edhe nga Aleanca për Shqiptarët të cilët e porositën VMRO-DPMNE-në se zgjedhjet e reja në asnjë mënyrë do të ishin zgjidhje.

“Në vitin 2012, ju nuk na lejuat të jemi në opozitë, ndërsa në vitin 2017 nuk na lejoni të jemi në pushtet. Kërkoj që nenin 78, paragrafin 2 të Rregullores që e keni sjellë vetë ju, ta respektoni pa kusht dhe të lejoni votim për ndryshimin e renditjes së pikave të diskutimit”, tha Hari Llokvenec, LSDM.

“Ne mendojmë se zgjidhja e vetme për dalje nga kjo krizë është ndryshimi radikal i skemave mendore që i kemi krijuar në kokat tona për këto 26 vite pluralizëm në Maqedoni. Maqedonia ka nevojë për revolucion kognitiv”, tha Vesel Memedi, nga Aleanca për Shqiptarët.

Kryesuesi i seancës Trajko Veljanovski edhe më tej pohon se është duke vepruar sipas Rregullores dhe nuk po e ndërpret diskutimin në lidhje me zgjedhjen e komisionit për zgjedhje dhe emërime, e cila rrezikon të zgjasë gjatë kohë.

Përgatiti: Mihajllo Vidimlliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU