BRAZILI TRONDITET NGA SKANDALI MË I MADH I KORRUPSIONIT

454
0
SHPËRNDAJE

Brazili tronditet nga skandali më i madh i korrupsionit në historinë e tij. Gjykata shpalli hapjen e hetimeve ndaj 9 ministrave të kabinetit qeveritar dhe dhjetëra ligjvënësve e politikanëve.

Në këtë listë janë përfshirë një e treta e anëtarëve të qeverisë,  29 senatorëve, 40 deputetëve të dhomës së ulët, kryetarë bashkish, guvernatorë e politikanë të tjerë. Që të gjithë emrat e tyre figurojnë si të punësuar të firmës së ndërtimit “Odebreht”, e cila ka pranuar se u ka paguar 1 miliard dollarë ryshfet për të siguruar kontrata. 108 personat me poste të larta publike që përfshihen në listën e të hetuarve i kanë dhënë kështu një goditje të fortë qeverisjes se presidentit Mishel Temer dhe përpjekjes së tij për të rigjallëruar ekonominë. Nën hetime janë edhe ministra të rëndësishëm si i ai jashtëm, i bujqësisë, kryetarët e dy dhomave të parlamentit, shefi i stafit të presidentit dhe 4 ish presidentë të Brazilit, përfshi edhe një numër kandidatësh për zgjedhjet e vitit 2018.

Nga ky urdhër i  Gjykatës së Lartë do të vijnë edhe dorëheqje, shkarkime dhe heqje imunitetesh duke krijuar, veç krizës ekonomike, rrezikun për paralizë institucionale në gjithë sistemin politik të Brazilit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU