Lëndët e privatizimit nga viti 2018, 2019 dhe 2020 mund të kontrollohen në privatizacija.finance.gov.mk

TË FUNDIT

Të gjitha lëndët e parashtruara për privatizim të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore në vitin  2018, 2019, 2020 qytetarët mund t’i ndjekin se deri në cilën fazë të zgjidhjes janë në portalin privatizacija.finance.gov.mk, bën të ditur Ministria e Financave.

Siç bëjnë të ditur në kumtesë, bëhet fjalë për rreth 11.500 lëndë të parashtruara në këtë periudhë.

“Procedura për shfrytëzim është shumë e thjeshtë. Nevojitet numri i arkivuare i lëndës, kur dhe në cilën njësi rajonale është parashtruar, si dhe parcela e kadastrale dhe komuna kadastrale për të cilat parashtrohet kërkesa. Nëse kërkuesi nuk e din parcelën dhe komunën kadastrale mjafton që vetëm ta shënojë numrin e tij amë ose numrin tatimor në rast se është person juridik. Softueri pastaj në e-mailin e kërkuesit, dorëzon të dhëna se në cilën gazë të zgjidhjes është lënda, gjegjësisht a është zgjidhur”, sqarojnë nga Ministria e Financave.

Ata shtojnë se në këtë mënyrë, qytetarët dhe firmat në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë mund të informohen në platformë, përmes pajisjes së tyre të mençur, pa ardhur në njësitë rajonale të Drejtorisë për çështje pronësore juridike.

Vitin e kaluar, siç bëhet e ditur në kumtesë, Drejtoria për çështje pronësore juridike zgjidhi mbi 7.000 lëndë për privatizim. Njëkohësisht dorëzohen edhe kërkesa të reja. Afati për dorëzimin e kërkesës për privatizim të tokës shtetërore është deri më 31 dhjetor të vitit 2021.