(VIDEO) VARDARI NË STILIN E GJIGANTËVE, DARKO PANÇEV U CAKTUA DREJTOR I RI SPORTIV

595
0
SHPËRNDAJE

“Kobra” e famshme karrierën e tij e ka filluar në Vardar, me të cilin luajti 151 ndeshje dhe arriti 84 gola. Vazhdueshmëria e karrierës së tij tashmë është histori, ai nuk e fshehu kënaqësinë që përsëri po kthehet në selin e tij. Tani, do të jetë drejtor i sportit,  ndërsa dëshira e tij është arritja e një suksesi të madh në skenën e futbollit evropian.

“Normalisht që jam i gëzuar që jam këtu në  vendin ku e kam filluar karrierën time. Është bukur, për shkak se e di që çdo ditë do të vijë në stadiumin e Qytetit, i cili për mua dhe për shumë të tjerë do të mbetet stadiumi i Vardarit”, u shpreh Darko Pançev, Drejtor i sportit në Vardar.

Kryetari i klubit, Mirko Spasovski është krenar që Pançev do ta ketë funksionin e drejtorit të sportit.

“Kam fatin që para 30 vjetëve ne të dy ishim pjesë e Vardarit, e tani së bashku do ta udhëheqim”, tha Mirko Spasevski, Drejtor i KF Vardar.

Pas 25 ndeshjeve të luajtura në ligën e parë maqedonase të futbollit, Vardari është në krye të tabelës me 59 pikë, 9 më shumë nga Shkëndija që plasohet në pozitën e dyte dhe siç duket ekipi i Goce Sedlloskit do ta mbroj titullin kampion i Maqedonisë.

Ekipet maqedonase në kohën e fundit përpiqen ta ndjekin trendin për të ruajtur legjendat e tyre. Gjigantët evropian e kultivojnë traditën e tillë një kohë të gjatë.

Mbrojtësi i dikurshëm dhe kapiteni i Shkëndisë, Erhan Selimi, pas përfundimit të karrierës e mori funksionin e ndihmës trajnerit të klubit tetovar. Gjithashtu, shumë ish lojtarë të ekipeve të tjera të Maqedonisë punojnë në shkollat për të rinj ose janë në udhëheqësin e klubeve.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU