PE: IVANOV PENGON FORMIMIN E QEVERISË, VMRO-DPMNE BËN OBSTRUKSIONE NDAJ PUNËS SË KUVENDIT

163
0
SHPËRNDAJE

Raportuesi special Ivo Vajgëll në Parlamentin Evropiantha se VMRO-DPMNE po bën obstruksione ndaj punës së Kuvendit, ndërsa Gjorgje Ivanov, duke mos e dhënë mandatin, po e pengon formimin e qeverisë së re. Vajgëll  prezantoi raportin për Maqedoninë në të cilin ai thekson se veprimet e kryetarit të shtetit e zbulojnë përcaktimin e tij partiak.

“Pothuajse 4 muaj pas zgjedhjeve të cilat u realizuan në pajtim me standardet demokratike, Kuvendi nuk mund të konstituohet dhe qeveria nuk mund të votohet për shkak të obstruksioneve dhe pengesave  sistematike që i bën VMRO-DPMNE e cila nuk arriti të formojë shumicë parlamentare. Gjithashtu, kryetari i shtetit refuzon ta ndjekë të drejtën dhe praktikën e shteteve demokratike për ta dhënë mandatin, pavarësisht se atij iu prezantua shumica parlamentare. Sjellja e tij u kritikua nga BE, SHBA-të dhe NATO-ja. Pozicioni i Ivanovit vetëm sa e zbulon partizimin e tij”, u shpreh Ivo Vajgëll, raportues special për Maqedoninë.

Eurodeputeti tjetër Knut Fllekenshtajn tha se Evropa nuk mund të negociojë me një shtet në të cilin partia më e madhe, mendon se demokracia funksionon vetëm kur ata janë në pushtet.

“I tërë shteti të merret peng vetëm sepse nuk janë realizuar pritshmëritë e një partie për të qëndruar në pushtet, paraqet hap të gabuar. Këtyre njerëzve ne duhet t’ua bëjmë të qartë se nëse vazhdojnë kështu, atëherë nuk do t’i afrohen rrugës për në Evropë. Ne nuk mund të negociojmë në rrethana kur partia më e madhe në vend mendon se demokracia funksionon vetëm kur ata janë në pushtet”, tha Knut Fllekenshtajn Eurodeputet.

Ivanov nuk lejoi lëvizjen e proceseve demokratike dhe formimin e qeverisë së re, porositi eurokomesari për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim Neven Mimica.

“Ne të gjithë jemi thellësisht të shqetësuar nga zhvillimi i proceseve dhe nga refuzimi i vazhdueshëm i kryetarit Ivanov për t’ia dhënë mandatin koalicionit që mbështetet nga shumica parlamentare. Ne presim që kryetari të lejojë që demokracia të vazhdojë dhe të formohet qeveria e re”, tha Neven Mimica, Eurokomesar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim.

Sipas eurodeputetit Eduard Kukan, një Maqedoni e fortë dhe demokratike e cila lëviz në rrugën evropiane është në interesin e Bashkimit Evropian.

“Tanimë dy vite ballafaqohemi me krizën politike në Maqedoni. Vërtet do të doja që ta shihja dritën në fund të tunelit. Demokracia në Maqedoni është ende e paralizuar politikisht, ndërsa viktima janë qytetarët dhe procesi integrues i vendit”, tha Eduard Kukan, e urodeputet.

Portali Zhurnal publikoi një fotografi të letrës të cilën sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Shtoltenbeg më 27 mars ia ka dërguar kryetarit Gjorgji Ivanov. Në të, Shtolltenbeg shkruan se nga Ivanovi dhe nga aktorët e tjerë politikë të vendit presin respektimin e Kushtetutës dhe të normave demokratike. Gjithashtu në të u apelohet partive të përmbahen nga retorika që sugjeron ndarje dhe rrit tensionet ndëretnike.

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU