PASIGURIA POLITIKE PO RRËNON EKONOMINË, BPM PRANON, EKSPERTËT KËRKOJNË PËRGJEGJËSI

482
0
SHPËRNDAJE

Ndikimi negativ i krizës politike në ekonominë e vendit,  nga viti në vit po rritet, ndërsa edhe këtë vit do të ketë reflektim të pasigurisë politike në rritjen ekonomike të vendit, vlerëson guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov . Ai shtoi se ekonomia Maqedonase ka bazë shumë të fortë dhe krejt çka i nevojitet për të ecur para është stabilitet dhe siguri.

“Pasiguria ëshë gjithmonë e keqe për biznes, dhe kriza politike ka pasur ndikimin e vet në ekonominë. Në vitin 2015 kur filloi kriza politike përqindja e rritjes është 3.5% edhe pse pritjet tona ishin që të arrijë mbi 4 %. Në vitin 2016 u tregua ndikimi, kur pritjet tona ishin që të arrij diku rreth 4.5%, rritja ekonomike u zvoglua në 2.4 %”, u shpreh Dimitar Bogov, Governator i BPRM.

Përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Pitër Sanfi theksoi se situata e tanishme politike, nuk ka pasur ndikim të drejtpërdrejt jo vetëm në rritjen ekonomike, por edhe në investimet e huaja.

 

“Investimet për vitin 2016, sa i takon investimeve të reja ishin shumë të vogla,  rreth 18 milionë euro investime, që në dallim për vitin paraprak ishin rreth 10 herë më pak. Investitorët privat po frikohen të investojnë ndërsa investimet publike që ne mund t’i mbështesim kanë ngecur për shkak të mungesës së qeverisë”, tha Peter Sanfey, BERZH.

E për drejtorin e departamentit evropian të FMN, Pol Tomson, problem ka qenë edhe mungesa e realizimit të reformave institucionale. Sipas tij rritja ekonomike varet nga siguria dhe për të nevojitet që të ketë reforma institucionale që do ta zhbllokojnë rrugën drejt integrimit në BE.

 

“Rritja ekonomike varet nga siguria dhe nuk i pëlqen pasiguritë dhe një problem më fondamental, për të cilin fola pak më herët është nevoja për reformimin e  institucioneve, për të përmirësuar qeverisjen dhe për të tejkaluar pengesat për t’u integruar drejt BE-së”, tha Paul Tomson, Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Profesori nga Shkolla Londineze Ekonomike, Vasilis Monastiriotis, theksoi se politikanët në rajonin e Ballkanit nuk janë të vetëdijshëm për çmimin që paguajnë në aspektin ekonomik, për situatat dhe krizat politike që krijojnë.

“Ekziston një lloj mendimi që punët do të rrjedhin, puna nuk ndalet. Aktorët politik në këtë anë të botës nuk e vlerësojnë atë se sa shumë ekonomia ndikohet nga pasiguria dhe është një paragjykim që kur të gjejmë një zgjidhje për politikën, ekonomia dhe zhvillimi i saj do të vazhdojë pa asnjë çmim. Por  në ndërkohë ka efekte të pashme në të hyra dhe në eksport, tha Vasilis Monastiriotis, Profesori ekonomik nga Shkolla Londineze Ekonomike.

Panelistët nga konferenca e gjashtë hulumtuese ndërkombëtare e BPRM-së e cila tradicionalisht organizohet me rastin e shënimit të përvjetorit nga pavarësimi monetar të Maqedonisë apeluan që të ketë zgjidhje të shpejt të krizës politike, me qëllim të hapjes së rrugës së zhvillimit ekonomik të vendit.

Gazetar: Bajram Memeti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU