(VIDEO) LEXO KËTO LIBRA – PANAIRI I LIBRIT NË SHKUP SUGJERON TITUJ TË RINJ

725
0
SHPËRNDAJE

Në kuadër të ‘Panairit të Librit’ në Shkup, u promovua libri ‘’Ikigai’’ i autorit spanjoll Hektor Garcia. Libri flet për një vend në Japoni, ku njerëzit jetojnë më gjatë se në vendet tjera. Autori shprehet optimist se libri i tij do të ketë sukses dhe do të lexohet nga dashamirësit e librit në Maqedoni.

‘’Duke qënë se është një libër stil eseje besoj se Maqedonia si një shtet me popullsi të re do të jetë e hapur për të pranuar këtë libër si dhe filozofinë që përfaqëson ajo’’, tha autori Hektor Garsia.

Në ditën e dytë të këtij panairi, shtëpitë botuese thonë se shijet e lexuesve vazhdojnë të jenë tek romanet edhe pse në prodhimet e tyre nuk mungojnë libra nga të gjitha sferat dhe për të gjitha moshat.

‘’Shitja është standarde, lexuesit më shumë janë të orientuar në leximin e prozave dhe më së shumti dominojnë romanet, pastaj librat me përmbledhje tregimesh si dhe literatura profesionale e cila gjithomonë renditet diku në vendin e 2 ose të 3 që është e kuptueshme pasi që numri I lexuesve të cilët janë të orientuar për libra të tilla është më I vogël’’, tha redaktori Vladimir Jankovski.

Një pjesë e veçantë në këtë panair u është kushtuar edhe librave për fëmijë. Nuk janë vetëm përrallat klasike si ‘’Hirushja’’ apo ‘’Borëbardha’’ që kërkohen, mirëpo edhe libra të reja me aventura dhe personazhe të rinj duke e përfshirë dhe teknologjinë.

“Kjo është abetarja me zë, domethënë për secilën shkronjë kemi nga një fjali të ilustruar edhe me zë edhe me figurë’’, tha Arife Demiri.

Shitja e librave deri tani ka shkuar mirë sipas shtëpive botuese por deri në fund të këtij panairi pritet rritje më të mëdha të blerësve.

Përgatiti: Ardi Zhuta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU