(VIDEO) PANAIRI I LIBRIT HAP DYERT PËR LEXUESIT, MBI 80 MIJË TITUJ NGA MBI 80 SHTËPI BOTUESE

605
0
SHPËRNDAJE

Shtëpi botuese dhe autorë nga Maqedonia dhe Shqipëria marrin pjesë këtë vit me mbi 80 mijë tituj nga mbi 80 shtëpi botuese. Stendat kanë një llojllojshmëri librash duke filluar nga romanet, poezitë, botimet më të fundit. Nuk mungojnë as ato historike, fetare dhe me tematika të caktuara.
Shtëpitë botuese kanë pritshmërite e mëdha nga ky panair dhe janë angazhuar që krahas veprave të vjetra të kenë dhe botime të reja.

“Shpresojmë se këtë vit do të jetë edhe më mirë, dhe se çdokush do të mund të gjej veten tek titujt tonë. Mendoj që ofrojmë një paletë të madhe titujsh, siç janë Vladimir Nabakov, Turman, Dostoevski. E kemi edhe botimin më të ri të Dostoevskit – Vëllezërit Karamazov, një roman kulturor, i cili në katër pjesët e tij e ka përshkruar gjithë njerëzimin dhe atë se çfarë do të thotë të jesh njeri”, u shpreh Vladinka Dimkovska, Shtëpia Botuese Magor.

Nga këto shtëpi botuese nuk mungon as pjesa komerciale.

“Duam të prezantojmë gjithçka që është e re, për shkak se kemi shumë botime të reja. Ky është qëllimi ynë kryesor por kuptohet edhe pjesa komerciale. Sipas ofertës sonë, presim të kemi një panair të suksesshëm. Kemi shumë tituj nga autor maqedonas, jemi shumë krenarë për këtë sepse kemi autorë maqedonas të cilët i shtypin librat e tyre te ne”, tha Ançovska Lidija, Shtëpia botuese “Kultura”.

Gentian Thomollari shkrimtar nga Shqipëria i cili vjen për te treten here këtu ështe i kënaqur qe prezanton edhe librin e tij.

“Për të tretën here jam në panairin ndërkombëtarë të librit në Shkup. Jam i kënaqur që kësaj radhe e prezantoj librin tim i cili është pozitiv. Pres interesim më të madh nga shqiptarët të cilët jetojnë në Shkup. Shpresoj që ata të blejnë libra nga sfera e psikologjisë, sociologjisë që të mësojnë më shumë në lidhje më rendësin e jetës”, tha Gentian Thomollari, shkrimtar nga Shqipëria.

Edhe publiku duket I kënaqur nga ky organizim pasi që në orët e para të hapjes ka dynjde të njerëzve. Edhe fëmijet ishin të pranishëm së bashku me prindërit e tyre duek blerë libra për të pasuruar më tepër bibiliotekën e tyre. Panairi I Librit do të zgjasë deri me 10 prill dhe sipas organizatorëve pritet të jetë I suksesshëm.

Gazetar: Ardi Zhuta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU