SHKUPI TRIUMFON NË ÇAIR, FITORE MINIMALE NDAJ PELISTERIT

564
0
SHPËRNDAJE

Në stadiumin në Çair, Shkupi me rezultatin minimal 1-0 e mundi Pelisterin dhe kështu ia vazhdoi krizën futbollistëve nga Manastiri, të cilët pësuan disfatën e tretë me radhë në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Muharem Bajrami në minutën e 21. Në goditjen e Bajramit nga gjuajtja e lirë, gaboi portieri i Pelisterit, Pashovski me një reagim katastrofal.

Ndryshe të dy ekipet luajtën ndeshje interesante me disa raste para të dy portave.

Pas golit të shënuar nga Shkupi u shmang një incident fizik kur Bazhe Ilijoski startoi ashpër ndaj Jasir Asanit, ku ky i fundit reagoi vrullshëm, por për fat të mirë arbitri reagoi me 2 kartona të verdhë duke e qetësuar situatën.

Në derbin e qytetit Vardari e mposhti 2-0 Rabotniçkin. Kojashevic në minutën e 23 e zhbllokoi rezultatin ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes Nikollov vulosi rezultatin përfundimtar 2-0 .

Shkëndija pa asnjë problem në terrenin nikoqir arriti që të shënojë fitore përballë Makedonija Gjorqe Petrovit me rezultatin 5-1. Megjedoviç arritit të shënojë het-trik, Ibrahimi ishte autor i 2 golave ndërsa golin e nderit për “Luanët” e arriti Ivanovski në minutën e 58.

Në ndeshjet treja Pobeda dhe Bregalnica barazuan pa gola, ndërsa Sileksi triumfoi ndaj Renoves 3-0.

Vardari vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 56 pikë, pastaj renditet Shkëndija me 6 pikë më pak. Rabotniçki është i treti me 39 pikë, tre më shumë se Pelisteri i cili edhe për skaj disfatës mbetet në pozitën e katërt. Sikeski është në pozitën e pestë me 34 pikë, pastaj renditën Renova me 31, Shkupi 25, Pobeda 21 ndërsa në pozitat e fundit janë Makedonija GJ.P dhe Bregalnica me 16 gjegjësisht 13 pikë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU