Notuesja Eva ka gjetur mënyrë për t’u stërvitur, sportistët në forma të ndryshme mundohen ta mbajnë formën

TË FUNDIT

Për shkak të pandemisë, shumë sportistë janë munduar që në forma të  ndryshme të stërviten në kushte shtëpie.

Edhe notuesja Eva Baramaçeva nuk i ka neglizhuar stërvitjet, andaj ajo vazhdimisht është stërvitur në këtë pishinë të vogël, për ta mbajtur veten në formë.

 “Në fillim në këtë pishinë të vogël ishte rëndë të mësohem, e lidhur me një llastik nuk ishte njësoj. Por me kalimin e kohës u mësova, dhe fillova të ambientohem shumë shpejt, të them për dy javë. 00 34 Në fillim ishte shumë rëndë, por më vonë meqenëse nuk kishim opsion B, ky ishte opsioni i fundit dhe u mësova”, u shpreh Eva Baramçeva.

Edhe pse ditëve të fundit pishinat janë të hapura, megjithatë  trajneri i saj Aleksandër Malenko thotë se kjo pishinë e vogël do të mbetet si plan B, duke parë gjendjen me koronavirus e cila nuk po shkon drejt përmirësimit.  


“Përsëri po shohim një valë të re, edhe pse nuk është valë e re por vazhdimësi e virusit me rritje të numrit të infektuarve të qytetarëve tonë me Covid-19. Nuk është për tu habitur që të kthehen masat restriktive asnjë nuk i dëshiron por definitivisht plani B neve po na mbetet plani A, dhe kjo është me notuesen time Evën që të shfrytëzojmë pishinën e saj dhe përsëri të mbajmë stërvitjet këtu deri në përmirësimin e kushteve”, deklaroi Aleksander Malenko, trajner.

Trajneri Aleksandër Malenko thotë se kjo ishte mënyra e trajnimit gjatë kohës së karantinës, ndërsa theksoi se gjendja me pandeminë nuk po shkon drejt përmirësimit dhe do të duhet përsëri t’i kthehen pishinës në shtëpi. Trajneri Evës thotë se ajo po bëhet gati edhe për Lojëra Olimpike në notim, për të përfaqësuar Maqedoninë.