PLAS SHERRI NË FUTBOLL, FFM HETON RASTIN, SHPËRNDAHEN GRUSHTET NË LOJËN SHKUPI VS POBEDA

665
0
SHPËRNDAJE

Po mbajnë stërvitjet pas një ndeshje të vështirë ku luajtën në qytetin e Prilepit si mysafir.

Por në stërvitje mungojnë disa lojtarë, meqë u lënduan.

Në fund të pjesës së parë, lojtarët e Shkupit dhe ata të Pobedës u përleshën.

Qendërmbrojtësi i Shkupi Junior, Briken Bahriu thotë se ata nuk e shkaktuan rrahjen.

“Ne luajtëm një lojë shumë të mirë, dhe pas disa provokimeve të lojtarëve kundërshtar ndodhi edhe një incident mes lojtarëve. Mendoj se faji ishte tek lojtarët kundërshtar ku na provokonin dhe bënin gjeste të pahijshme”, tha Briken Bahriu, Qendërmbrojtës.

Por version tjetër japin zyrtarët e klubit futbollistik Pobeda.

Sekretari i klubit Mile Spirkovski akuzon mysafirët se shkaktuan telashe në ndeshjen e së dielës.

“Kishte një mosmarrëveshje mes dy lojtarëve, kurse topi ishte në anën tjetër të fushës dhe gjyqtari menjëherë pas kësaj ndali aksionin. Mandej gjyqtari u afrua tek futbollistët që të mos fjalosen dhe i paralajmëroi ata që një gjë e tillë të mos përsëritet. Kurse pas kësaj lojtari me numër 10 i Shkupit vjen nga ana tjetër duke vrapuar dhe e nokauton lojtarin tonë. Nuk ishte e qartë se pse ndodhi”, tha Mile Spirkovski, Sekretar i KF Pobeda.

Ndeshja e luajtur në qytetin e Prilepit është ndërprerë në pjesën e parë.

Sipas sekretarit të FC Pobedës lojën nuk e vazhduan lojtarët e Shkupit.

Trajneri i FC Shkupi Junior thotë se lojën e lanë nga frika e eskalimit eventual të situatës, dhe fajin ia atribuon edhe gjyqtarëve.

“Tash sipas mendimit tim fajin e kanë edhe gjyqtarët, për arsye se nikoqirët i marrin gjyqtarët  prej vendit të vet dhe aty bëjnë shtypje që ti marrin pikët. Nuk ka lidhje a janë më të mirë apo jo por me çdo kusht mundohen ti marrin pikët dhe kjo që ndodhi ishte produkt i gjyqtarëve sepse nuk ishte referimi në nivelin e duhur”, tha Sami Ganiu, Trajner i FC Shkupi Junior.

Në këtë takim, gjyqtarët megjithatë shpërndan 3 karton të kuq. Ndëshkoi dy lojtarë të Shkupit dhe një të Pobedës

Të dy klubet presin vendimin e FFM se cila nga të dy ekipet, do të ndëshkohet.

Përgaditi: Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU