ISA MUSTAFA: 24 MARSI I 1999 DITË HISTORIKE

772
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës Isa Musatafa ka kujtuar sulmet e NATO-s mbi caqet Serbe gjatë 24 marsit të vitit 1999. Mustafa ka thënë se sulmet e NATO-s nga ajri, të nisura 18 vjet më parë, dhe lufta heroike çlirimtare në tërë territorin e Kosovës, sollën lirinë që ne e gëzojmë sot.

Kryeministri po ashtu ka thënë se këto sulme, përshpejtuan çlirimin e Kosovës dhe i hapën udhë pavarësisë dhe demokracisë në vendin tonë. Ndryshe sot mbushen 18 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU