“Si zëvendëskryeministër do të sigurohem të marrim hisen që na takon” premton Thaçi para banorëve të fshatrave të Tetovës

TË FUNDIT

Kryetari i PDSH-së dhe bartës i listës së deputetëve në zonën 6, Menduh Thaçi, mbrëmë ka takuar banorët të fshatrave të komunës së Vrapçishtit në Tetovë, informojnë nga zyra për shtyp e partisë.

“Ne duhet të arrijmë te buxheti i shtetit. Pozita që e synoj është kryesisht e lidhur me këtë. Shqiptarë diskriminohet gjatë ndarjes së buxhetit ndërsa unë si zëvendëskryeministër do të sigurohem të marrim hisen tonë që na takon” ka thënë Menduh Thaçi në Gjorgjevisht, përcjellin nga zyra për media.

Në Negotina, Thaçi ka pohuar se me ardhjen e PDSH-së në pushtet, sistemi shëndetësor i spitaleve dhe ambulancave në vendbanimet shqiptare do të forcohet.

“Ky është prioritet i ynë, duke pasur parasysh pandeminë.Do të sigurohemi që këto spitalet të kenë mjetet e nevojshme dhe kuadrot e profesionalizuara” ka deklaruar kreu u PDSH-së.

Ai takimet parazgjedhore i ka bërë bashkë me kandidatin për deputet në zonën 6, Zemri Asanin.