“INVEST MAQEDONI” NË SHBA MORI ÇMIM NDËRKOMBËTAR PËR PRAKTIKË MË TË MIRË

905
0
SHPËRNDAJE

Organizata për zgjedhje të lokacioneve më të mira për investim – “Site Selectors Guild” në Konferencën që u mbajt në Tuson, Arizonë në SHBA ia ndau çmimin internacional vjetor “2017 International Best Practice Award”, “Invest Maqedoni” për kontributin e madh në zhvillim ekonomik dhe praktikat më të mira të prezantuara në dekadën e fundit të punës.

“Nderi i madh dhe kënaqësi është që të jeni të nominuar, dhe pastaj edhe të shpërblyer për Agjencinë më me shumë merita për invevstime të huaja dhe promovim të eksportit, me praktikat më të mira të prezantuara në periudhën e fundit prej nëntë vite. Edhe më shumë që ky çmim global vjen pikërisht nga duart e Organizatës me renome botërore për zgjedhjen e lokacioneve strategjike për investim, që natyrisht paraqet motiv shtesë që të vazhdohet në drejtimin e njëjtë me implementimin e strategjisë nacionale për tërheqjen e kompanive të huaja në vend përmes krijimit të ofertës relevante dhe kredibile për investim në vendin tonë”, deklaroi zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit Ivana Nikolliq.

Инвест македонија

Roel Spee, njëri prej konsulentëve dhe anëtar i Bordit të kësaj Organizate, i cili e dorëzoi çmimin, theksoi se disa nga kriteret dhe faktorët e përgjithshëm sipas të cilëve “Invest Maqedoni” është përzgjedhur si Agjencia më me shumë merita për vitin 2017 janë marketing promovimi më intensiv dhe i përkushtueshëm ndër vite i cili ka rezultuar me vendosjen e Maqedonisë në hartën e shumë investitorëve të huaj, por edhe të konsulentëve si ata të cilët, siç tha, iu ndihmojnë kompanive të huaja për zgjedhjen e lokacionit më të mitë strategjik për të investuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU