BËHET I DITUR VENDI KU DO TË VARROSET GEORGE MICHAEL

1269
0
SHPËRNDAJE

Këngëtari do të varroset pranë nënës së tij

Një burim i familjes së këngëtarit George Michael, ka bërë të ditur se këngëtari do të varroset pranë nënës së tij Lesley në varrezat Highgate në veri të Londrës.

Kjo vjen pas publikimit të rezultateve të shkakut të vdekjes së Michael, ku tregohet se ai ka pësuar vdekje natyrale dhe kishte pasur të dëmtuar zemrën.

Këngëtari vdiq në moshën 53 vjeçare me 25 dhjetor të vitit të kaluar. Ai la pas vetës një karrierë të bujshme muzikore. Shumica e këngëve të tij ende dëgjohen edhe nga të rinjtë./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU