IZMIR SMAJLAJ SHPALLET KAMPION EUROPE NË LOJËRAT E BEOGRADIT

1274
0
SHPËRNDAJE

Atleti shqiptar Izmir Smajli ka triumfuar mbrëmë në Beograd duke u shpallur kampion Europe. Ai u rendit i pari në disiplinën kërcim së gjati.

Smajli me distancën e arritur, 8.08 metra, theu edhe rekordin kombëtar, transmeton ATSH.

Smajlaj në hedhjen e parë kërceu 7,81 metra, megjithatë e rregulloi gjithçka me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,08 metra, një rekord i ri kombëtar, duke thyer atë që kishte vendosur vetëm pak ditë më parë.

Kampionati Europian i sallave të mbyllura është duke u zhvilluar në Beograd. Ndërkohë, atletja Luiza Gega u rendit në vendin e pestë në garën e 1500 metrave.

“Jam shumë i emocionuar. Kam punuar për disa muaj në Shkodër për këto dy gara, me ëndrrën për të triumfuar në Beograd. Rivaliteti ishte i madh, por ia dola. Surprizë nuk do ta quaja, sepse kemi punuar shumë për të arritur deri këtu, tha Smajlaj.

Smalaj pas kësaj fitoreje optimist edhe për Kampionatin Botëror duke thënë se mundësitë janë dhe se ai do të japë gjithçka.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook, falënderon sportistin shqiptar, teksa thekson se i gjithë stadiumi i Beogradit është ngritur në këmbë nën tingujt e himnit tonë kombëtar.

“Faaaan – taaaaa- stiiiiik!…. Izmir SMAJLAJ, kampioni i parë europian në historinë e atletikës shqiptare, ngre në këmbë stadiumin e Beogradit nën tingujt e himnit tonë kombëtar. Faleminderit nga zemra Kampion”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU