PEJANËT MPOSHTEN NË KUMANOVË, KUMANOVARËT SIGUROJNË GJYSMËFINALEN NË BIBL

1017
0
SHPËRNDAJE

Basketbollistët e Kumanovës nuk ishin më të mirë në përballjen e mbrëmshme me basketbollistët mysafirë nga Peja, por ato arritën që të kurorëzojnë fitoren me një diferencë të vogël duke mbyllur rezultatin 80 me 76 pikë. Kjo ndeshje ishte e domosdoshme për fitore për kumanovarët, për të siguruar vendin e parë në Grupin D të Ligës rajonale të basketbollit të njohur si BIBL.

Trajneri i klubit të Kumanovës, Marjan Srbinovski theksoi se ishin përgatitur për fitore.

“Ne gjatë gjithë lojës kishim kontroll të rezultatit. Kishim rënie të vogla gjatë lojës, por kjo është normale kur je përballë një ekipi siç është Peja. Mirëpo urojë lojtarët e mi që ishin në nivel. Ata e lanë zemrën në këtë palestër dhe shënuam fitore , që është shumë e rëndësishme dhe u plasuam drejtpërdrejt në gjysmëfinale”, u shpreh Marjan Srbinovski, trajner i KB “Kumanova”.

Edhe trajneri i klubit të Pejës, Aleksandar Todorov tha se lojtarët e tij luajtën një ndeshje të mirë, që ishte me një epërsi minimale.

“Ishte një ndeshje e mirë, e cila në fund kishte një epërsi minimale. Nuk pajtohem qe ishte e lojë e dobët, mirëpo që ne nuk luajtem si Pejë, nuk luajtëm. Kjo ishte një ndeshje vetëm për vendin e parë”, tha Aleksandar Todorov, trajner i KB “Peja”.

Pejës tash i ka mbetur vetëm edhe një rast, është përballja ndaj Teodos javën e ardhshme, ku në rast fitoreje kualifikohet në gjysmëfinale nga vendi i dytë i grupit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU