BAC U KRY, APO S’U KRY? TREGON AUTORI I SLOGANIT

296
0
SHPËRNDAJE

Muhamet Jashanica, autori i sloganit të famshëm të pavarësisë, “Bac u kry”, ishte i ftuar në emisioni Bon Bon në RTV21.

I pyetur nga moderator i emisionit, “Bac a u kry?”, Jashanica ka treguar se këtë pyetje njerëzit ja kanë bërë qe një kohë të gjatë, shkruan rtv21.tv

“Unë gjithmonë them se është kryer periudhë e rëndësishme dhe një epokë. Pavarësia si akt nuk i zgjidhë problemet na jemi të vetëdijshëm,  mirëpo duhet punuar sa më shumë, çdo ditë dhe kur them duhet punuar e kam fjalën sidomos për politikanët tanë”

Ideja për realizimin e këtij slogani,  atij dhe dy bashkëpunëtorëve të tij i erdhi nga kureshtja për të realizuar diçka për të shënuar ditën e pavarësisë, por të jetë private mes shokëve. Ai ka treguar  se figura e komandantit legjendar Adem Jashari, atyre në mend ju erdhi së bashku me sloganin.

“Kur u kompletua e gjitha, pra edhe dizajnimi i ikonës së komandantit, doli një vepër shumë e fuqishme. Ne menduam se do të ishte mëkat nëse nuk do ta ndanim me të tjerët ”, ka përfunduar Jashanica.

Slogani “Bac u kry” konsiderohet i slogani më i famshëm i Pavarësisë së Kosovës. Ai erdhi si një mesazh se kosovarët e bënë shtetin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU