GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E PËRBALLJEVE PËR KUPËN E MAQEDONISË

407
0
SHPËRNDAJE

Gjithçka është gati për të filluar turneu i Kupës së Maqedonisë, që prej 17 deri 19 shkurt do të mbahet në palestrën “Jasmin” në Kavadar.

Ndeshja derbi e ¼ e finales së Kupës së Maqedonisë do të jetë takimi ndërmjet Rabotniçkit dhe Kumanovës. Të dy ekipet edhe vitin e kaluar u përballën  në një të katërtën e finales të këtij turneu në Gjevgjeli.

Çiftet për ¼ e finales që do të luhen të premten janë: Rabotniçki – Kumanova, Feni Industri- Ohrid, MZT Skopje- Kozhufi dhe Karposh Sokolët – Vardari.

Kryetari i Federatës Petar Naumovski në pres –konferencën zyrtare para Kupës së sivjetme ia dorëzoi trofeun kapitenit Marko Simonovski .

MZT Skopje në vitrinat e tyre gjithsej ka 8 trofe. Edhe këtë vit “Lejlekët” janë favoritët kryesorë për ta fituar  këtë trofe.

Pres-konferenca u mbajt në “Square 21”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU