FORMULA 1, KONFIRMOHET KTHIMI I FRANCËS

5038
0
SHPËRNDAJE

Tashmë është e sigurt, Çmimi i Madh i Francës do të jetë në Kalendarin e Formula 1 në vitin 2018

Në muajin dhjetor të 2016 u bë e ditur arritja e një marrëveshjeje për rikthimin e këtij botërori në vendin transalpin, gara e të cilit do të zhvillohet në pistën “Paul Ricard”, por tratativat nuk ishin mbyllur përfundimisht.

Ajo që pritej në këtë aspekt ishte garancia bankare, që më në fund u sigurua nga organizatorët e garës franceze të Formula 1. Ai që e konfirmoi këtë ishte përfaqësuesi politik i La Provence, Christian Estrosi. “5 dhjetori i 2016 ishte një datë historike pasi bëmë të ditur rikthimin e Francës në Botërorin e Formula 1”, tha Estrosi.“Por tani kemi edhe një tjetër datë historike sepse mund ta konfirmojmë përfundimisht praninë e kësaj gare në kalendar. Arritëm të sigurojmë garancinë bankare që duhej në lidhje me këtë çështje”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU