WARRIORS I HAKMERREN KAMPIONËVE

814
0
SHPËRNDAJE

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Cleveland Cavaliers

Në palestrën ku Cleveland një sezon më parë festoi titullin e parë të kampionit në NBA, pikërisht në Oracle Arena, skuadra nga Ohio pëson edhe humbjen më të rëndë të këtij edicioni. Warriors u treguan të pamëshirshëm ndaj Cavaliers duke i mposhtur me rezultat të thellë 126:91.

Të besuarit e trajnerit Steve Kerr dominuan në sulm dhe mbrojtje duke mos i dhënë asnjë shans Lebron Jamesit me shokë, për të bërë diçka në këtë ndeshje. Koshashënuesi më i mirë i sfidës rezultoi Klay Thompson me 26 pikë, i ndjekur nga Kevin Durant me 21 dhe Stephen Curry me 20.

Kjo ishte fitorja e 35-të sezonale për Golden State dhe humbja e 11-të për Cleveland, megjithatë të dyja skuadrat kryesojnë konferencat respektive.

Nëse nuk shkëlqen Rusell Westbrook, Oklahoma City Thunder e ka të pamundur të fitojë. Westbrook edhe pse ishte më i dalluari në fushë nuk mundi të shmangte disfatën e skuadrës së tij që u mund nga Los Angeles Clippers 120-98.

24 pikët e Westbrook ishin të pamjaftueshme për City Thunder, ndërkohë që Clippers në krahun tjetër iu fal lojës së mirë të dyshes, Speights- J.J Reddick, të cilët të dy së bashku koleksionuan në total 43 pikë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU