(VIDEO) AHMETI: ZGJEDHJE TË REJA, NËSE NUK PRANOHET PLATFORMA

4700
0
SHPËRNDAJE

Lidhja Social Demokrate ende po heshtë lidhur platformën e përbashkët shqiptare. Është dita e tretë me radhë që TV21 kërkon përgjigje lidhur me këtë temë, por askush nga kjo parti nuk i përgjigjet thirrjeve.

Dita e tretë pasi partitë shqiptare shpalosën platformën e përbashkët, Lidhja Social Demokrate nuk ka qëndrim se a është e pranueshme apo jo kjo platformë.
Derisa Gruevski tashmë është shprehur kundër disa pikave të kësaj platforme, nga LSDM thonë se po presin dokumentin zyrtar.

Ndërkaq në emisionin Click Plus, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e thotë qartë, nëse nuk pranohet platforma e përbashkët, qeveri nuk do të ketë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“G: Jeni ju për zgjedhje të reja Z. Ahmeti ?

Pse jo

Sigurisht që vendin e çon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës  nga cili do subjekt”, tha Ahmeti.

E derisa LSDM po heshtë, Nikolla Gruevski është shumë i qartë. Ai thotë se BDI është e vetëdijshme se nëse VMRO DPMNE është kundër, dygjuhësia nuk do të bëhet.

“Shqiptarëve të Maqedonisë nuk mund të ju ndihmoj nëse ka dygjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë, përfshirë këtu Dellçevën, Berovën, Gjevgjelinë apo Kavadarin. Dy  gjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe kantonizim nuk mund të realizohet nëse VMRO DPMNE është kundër. Në BDI e dinë shumë mirë këtë”, tha Gruevski.

Ish ministri i punëve të brendshme dhe kandidat për president nga radhët e LSDM-së, Lubomir Fërçkovski, e vlerësoi platformën e përbashkët si një dëshpërim të madh.
Ai në kolumnën e tij shkruan :

“Nuk e di kush e ka përpiluar, kush ju ka ndihmuar, dhe ku e kanë hartuar, por ky dokument objektivisht i ndihmon vetëm VMRO DPMNE-së dhe Gruevskit, si dhe BDI-së dhe Ali Ahmetit, për ti rinovuar pozitat e tyre të shkatërruara, kurse shqiptarëve të Maqedonisë nuk mund të ju ndihmojë asgjë”, thotë ai. 

Përveç LSDM-së dhe BDI-së, të cilat ende nuk i kanë definuar pozitat e tyre, Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindje me Besë kanë përsëritur disa herë, që nuk duan koalicion me Nikolla Gruevskin.

Përgatiti: Furkan Saliu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU