CILËSIA E GJYQËSISË NË NIVEL TË ULËT, EKSPERTËT: “REFORMA TË THELLA DHE DEPOLITIZIM”

724
0
SHPËRNDAJE

Gjyqësori duhet të përfshihet në reformë të thellë dhe se kjo nis që me rizgjedhjen e gjykatësve për një sistem sa më funksional të drejtësisë, thekson Aleksandra Bogdanovska nga Koalicioni të gjithë për gjyqësi të drejtë. Sipas saj, gjyqësori po përballet me probleme të mëdha, dhe se  kohën e fundit kjo po vihet re me trendin e anulimit të vazhdueshëm të seancave.

“Gjyqësia ndodhet para një sfide ku duhet me të gjithë arteret të çohet deri në fund, në kuptimin e përforcimit të pavarsimit, transparencës dhe efikasitetit, por gjyqësinë nuk duhet ta vlerësojmë nga aspekti i përgjithshëm për shkak se gjykatësit nuk mund të vihen të gjithë në një grup’’, u shpreh Aleksandra Bogdanovska, nga Koalicioni të gjithë për Gjyqësi të Drejtë.

Anëtari i Këshillit gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë, Vlatko Samarxhiski tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe ekspertë të huaj për bëhen përpjekje për të rritur cilësinë e gjyqësisë.

 

“Do të adresohemi në pjesën e mënyrës se si gjykatësi e udhëheq procesin, aftësija e tij që të jetë i pa anshëm ndaj palëve, pavarësia e tij në vendimin, mënyrës së arsyetimit të vendimeve, vendimet duhet të jenë qartë të arsyetuara, numri i lëndëve është më se i rëndësishëm për vlerësimin e gjykatësit, pastaj të mundësohet që vet gjyqi të bëj vlerësim të gjykatësve në bazë të besimit’’, tha Vlatko Samarxhiski, anëtar i Këshillit Gjyqësor të RM-së.

Sipas drejtoreshës së Institutit për Politikë Evropiane, Malinka Ristevska Jordanova ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë është një shqetësim tjetër që u pa me skandalin e përgjimeve. Sipas saj ky skandal duhet të pastrohet sepse gjyqësia mbetet jo e pastër nga kjo situatë.

 

“Ajo që në mënyrë serioze tash duhet të bëhet është që të bëhen reforma për gjyqësi të pavarur dhe cilësore dhe për këtë nuk është e nevojshme ndërrime të shpejta, presione por është e nevojshme një dialog i vazhdueshëm me të gjithë aktorët para se gjithash me gjykatësit, me administratën gjyqësore me gjerë me qytetarët si shfrytëzues të gjyqësisë që të kemi një hap para a jo të shkojmë prapa’’, tha Malinka Ristevska Jordanov, nga Instituti për Politikë Evropiane.

Mangësitë e gjyqësorit në Maqedoni janë nënvizuar edhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian ku thuhet se situata në gjyqësi është në regres. Raporti shton se “pengesat të cilat i bëhen Prokurorisë Speciale, tregojnë se ka nevojë që në mënyrë më efikase të zgjidhet mangësia e pavarësisë së gjyqësorit dhe të parandalohet drejtësia e selektuar”.

Përgatiti: Armend Murseli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU