HOUSTON ROCKETS DHE JAMES HARDEN BËJNË HISTORINË, REKORD 24 TRESHE NË NJË NDESHJE

954
0
SHPËRNDAJE

Houston Rockets me fitoren e thellë ndaj New Orleans Pelicans prej 122-100 kanë shkruar historinë.

Performancë fantastike në këtë takim shfaqën James Harden me 29 pikë, 11 kërcime dhe 13 asistime, një “triple double” fantastik ky, prej të cilave gjashtë treshe, transmeton Telegrafi.

Eric Gordon shoti 29 pikë të tjera nga stoli me shtatë treshe të realizuara, kurse fantastik ishte edhe Trevor Ariza me 20 pikë, dhe pesë treshe të realizuara.

New Orleans ishte pa fuqi në këtë takim, ku sërish u dallua Anthony Davis me 19 pikë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën e tij.

Kështu, pos fitores, Houston Rockets dhe James Harden në top formë shkruajnë historinë, duke u bërë skuadra e parë që arrijnë 24 treshe në një takim, rekord ky më parë i mbajtur nga Golden State Warriors.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU