Kryetari i Alternativës fushatën e nis nga Kumanova

TË FUNDIT

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, që po ashtu është edhe bartës i listës zgjedhore të koalicionit ASH-AAA në zonën zgjedhore 2, fushatën e ka nisur në qytetin e Kumanovës.

I shoqëruar nga partneri i koalicionit, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri, ata kanë takuar dhe biseduar me qytetarë e mbështetës të tyre në këtë qytet.

“Para të pranishmëve, simpatizantëve dhe aktivistëve thashë se gjatë qeverisjes sonë do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit. Pas përfundimit të takimit, e realizuam edhe një marsh në qytet, duke bashkëbiseduar me qytetarët për hallet dhe problemet tona të përbashkëta, të cilat do t’i zgjidhim pas fitores tonë të koalicionit AAA-ASH” ka shkruar Gashi në Facebook./TV21

Fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 15 Korrikut e filluam sot nga qyteti i Kumanovës.Para të pranishmëve, simpatizantëve…

Gepostet von Afrim Gashi am Mittwoch, 24. Juni 2020