AEROPLANËT MË TË MËDHENJ NË BOTË (FOTO)

465
0
SHPËRNDAJE

Ndoshta keni dëgjuar apo ndoshta edhe keni udhëtuar më ndonjërin prej tyre

Çmimi i parë i takon aeroplanit ukrainas Antonov An-225 Mriya për të cilin është  pranuar se është aktualisht aeroplani më i madh në botë.

Antonov An-225 Mriya është konstruktuar posaçërisht për qëllime ushtarake, në mënyrë të veçantë për bartjen e anijes kozmike ruse, Buran që sillet në orbitë.

Pesha maksimale bartëse e tij është rreth 640 ton. Sot ka vetëm një An-225 në shërbim.

aeromall1

 

Në vendin e dytë është Airbus A380F.

Ky aeroplan ka 525 vende dhe konsiderohet të jetë aeroplani më i madh në botë për bartjen e pasagjerëve..

aeromall2

 

Vendi i tretë i takon Boeing-ut 747-8, i cili me  gjatësinë e tij prej rreth 77 metra konsiderohet të jetë aeroplani më i gjatë në botë.

Ky aeroplan i linjave  ndërkontinentale, me kapacitet prej 467 vendesh, ka një motor të kapacitetit të lartë, por me shpenzime efiçiente të karburantit, gjë që ia rritë kapacitetin bartës dhe mundëson fluturimin në distanca të mëdha.

747-8F First Flight

 

Në mesin e aeroplanëvemë të mëdhenj është edhe një aeroplan nga familja Boeing. Bëhet fjalë për Boeing 747-400 ER.

Krahët e hapur të tij janë 64,4 metra. Gjatësia e përgjithshme – 70.6 m, ndërsa lartësia e bishtit – 19.4 m. Kapaciteti i tij është 524 ulëse për pasagjerë.

aeromall4

 

Në vendin e pestë është aeroplani ukrainas Ruslan An-124.

Deri më sot, Ruslani konsiderohet  të jetë aeroplani i mallrave i dyti më i rëndi në botë dhe objekti fluturues numër dy për bartjen e mallrave

MIC_2080 ILA2008 – Antonov An124 Ruslan Salis

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU