NICO ROSBERG, KAMPIONI I RI I FORMULA 1

716
0
SHPËRNDAJE

Niko Rosberg është kampioni i Formula 1. Duheshin pritur metrat e fundit të garës në Abu Dabi për të zyrtarizuar kampionin e ri të botës dhe në një karvan shpërthyes të 4 makinave që ndaheshin shumë pak me njëra tjetrën. Favoriti i Mercedes ia doli të fitonte betejën psikologjike dhe ruajti diferencën me Leëis Hamilton në një ndalesë që mori përmasa dramatike në xhirot e fundit, ku një gabim mund të kushtonte shumë. Hamilton preu finishin nën valëvitjen e flamurit me kuadrate, por fituesi i vërtetë ishte shoku i tij i skuadrës.  Titulli i parë në duart e Rosberg që mbylli garën i dyti, ndërsa pas tij, podium i merituar për Vettel. Në bilancin përfundimtar, Nico mbyll kampionatin elektrizues me 385 pikë, 5 më shumë se Hamilton.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU