Petra Kvitova-Svetlana Kuznetsova, finalja e Madridit

340
0
SHPËRNDAJE

Amerikania Serena Williams, N.1 botëror, ka pësuar humbje të premten në gjysmëfinalen e turneut në Madrid përballë çekes Petra Kvitova (N.4), e cila fitoi me rezultatin 6-2 6-3.

Kjo është hera e parë që Kvitova fiton ndaj Serena Williams pas pese ndeshjesh që janë zhvilluar mes tyre. Cekja, dy here fituese në Wimbledon (2011, 2014), ka dominuar në një ndeshje qe zgjati 1 ore e 13 minuta.

Per Serena Williams kjo është humbja e parë në Madrid që nga 2010. Ne finalen që do të luhet të shtunën, çekja ka mundësinë që të fitoje turneun në Madrid për herë te dyte në karriere pas 2010.

Ajo do te ndeshet me rusen Svetlana Kuznetsova (N.29), e cila krijoi surprizën tjetër, pasi mundi patrioten e saj Maria Sharapova (N.3) me dy sete, 6-2, 6-4.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU