6 GJËRAT QË DUHET TË BLESH PËR SEZONIN E VJESHTËS (FOTO)

1359
0
SHPËRNDAJE

Stilistja e njerëzve të famshëm, Monica Rose, tregon disa elementë që duhet t’i kesh patjetër këtë vjeshtë

Jo vetëm sepse motrat Kardashian – Jenner kanë filluar t’i tregojnë tendencat e vjeshtës, por edhe sepse, sipas Rose, disa elementë kanë filluar të spikaten më shumë se të tjerët në pasarela. Monica punon me Kardashians, Jenners, Hadids dhe me shumë njerëz të tjerë që influencojnë botën e modës.

Në një intervistë të fundit për People, Rose ndan me publikun ҫfarë duhet të kesh në vjeshtë. Ndiq këshillat”

Një T-shirt vintage

“Një t-shirt që nuk njeh kohë” – thotë Rose, e cila tregon se një prej këtyre varianteve të bardha. “Janë super cool, të thjeshta dhe shumë të rehatshme… Ndonjëherë më pak është më shumë…”

Veshjet e meshkujve (pa harruar kadifen (velvet)

“Është një sekret që ju nuk e dini. Ne përdorim shumë veshje meshkujsh te klientet tona”  – tregon Rose. Dhe një prej sugjerimeve të saj është AMIRI Velvet Bomber Jacket, një kadife e bukur, e cila i rri mirë ҫdo trupi. Kadifja po shihet gjithandej gjatë këtij sezoni vjeshtë – dimër.  “Është e vërtetë, këpucë kadife, fustane e veshje, por edhe aksesorë kadife, ҫfarëdo me kadife dhe gjithҫka është ok.”

 

 

Këpuca e të gjitha kohëve

Kur gjen një këpucë që të pëlqen dhe që mund ta veshësh me gjithҫka, ku ka më mirë? Kështu janë edhe këto sandale, që nuk po ikin nga moda dhe që mund t’i shikoni në këmbët e ҫdo vajze.

Ҫizmet e lëkurës

Ju mund ta keni vënë re Kendall Jenner që ka veshur ҫizme lëkure gjatë këtyre ditëve *gjithandej*. “Janë shumë të rehatshme dhe nuk janë shumë ta larta”, – shton Rose. “Edhe ky model ka filluar të behët tendencë për sezonin e ri vjeshtë – dimër. Duhet t’i keni patjetër, Mbani shënim!

Kuletat

“Kuletat janë po ashtu tendencë”, – thotë Rose. Nëse ajo mund të gjejë të duhurën për klientet e saj, nuk mendohet gjatë. Market e saj të preferuara janë “Lee Savage” dhe “Judith Leiber.”

 

 

Kapela

“Personalisht vë gjithmonë kapelë sa herë i kam flokët keq”, – tregon Rose. Por edhe shumë vajza të tjera bëjnë të njëjtën gjë. “Duket sikur veshja bëhet më interesante me një aksesor të shtuar si kapela.” Është një aksesor mjaft i mirë për vjeshtën.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU