RESHJET BLLOKOJNË PJESËRISHT RRUGËN NË SHIPKOVICË (FOTO)  

3574
0
SHPËRNDAJE

 

Reshjet e fundit të shiut kanë kapluar edhe malësinë e Tetovës. E kjo gjë bëri që uji nga mali Sharr të vërshojë përsëri dhe të bllokoj rrugën që lidh disa fshatra me Tetovën. (Veshalla, Brodeci, dhe Shipkovica).

Sikur herët e kaluara, në foto mund të shihet, vendi i quajtur, “Përroi i madh”, ku shiu ka sjellë gurë dhe rërë duke e bllokuar pjesërisht rrugën.14188168_929119440526658_5929703935005806895_o

Ndërkohë banorët kërkojnë zgjidhje afatgjate të problemit, pasi që pastrimi i rrugës për ta nuk do të thotë se përjashtohet mundësia e përsëritjes së vërshimeve të vitit të kaluar.

Këtë muaj Ministrja e Vetëqeverisjes Lokal, Shirete Elezi nënshkruajti një marrëveshjen bashkëpunimi me UNDP-në për sanimin e pikave të rrezikshme për vërshime, në Tetovë dhe malësinë e Tetovës. Por ky projekt ende nuk ka filluar.

Banorët përjetojnë ankth nga çdo pikë shiu që pikon, duke druajtur përsëritjen e vërshimeve të kaluara ku humbën jetën disa persona, duke përfshirë edhe fëmijë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU