SKADON AFATI PËR PARAQITJEN E DËMEVE NGA VËRSHIMET

729
0
SHPËRNDAJE

Sot skadon afati i fundit që e caktoi Qeveria për paraqitjen e dëmeve të shkaktuara në pronat e patundshme, të tundshme, automjetet motorizuese, sipërfaqet bujqësore dhe fondin e kafshëve nga vërshimet që ndodhën më 6 gusht të këtij viti, për të vërshuarit nga vendbanimet Stajkovc, Hasanbeg, Inxhikovë, Ekonomi, Çento, Brnjarc, Straçincë, Viniçe, Creshevë, Bullaçan, Rrugën e Rashtakut, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizarë dhe Shipkovicë.

Të gjithë personat nga këto vendbanime të cilët ende nuk i kanë paraqitur dëmet nga vërshimet, nesër përfundimisht me fundin e orarit të punës, në orën 16:30, këtë mund ta bëjnë në komunat Gazi Babë, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizarë dhe Tetovë, apo, ndërkaq në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Gazi Babë dhe Tetovë.

Qeveria, me kërkesë të qytetarëve të dëmtuar, tashmë njëherë e prolongoi afatin përfundimtar për paraqitjen e dëmeve nga vërshimet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU