Faqe 4164

0

Draft-rezoluta për Shqipërinë pritet të votohet sot në komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian.

Rezolutës me 24 pikë, pritet t’i shtohen edhe 16 amendamentet e kompromisit që u paraqitën nga disa eurodeputetë.

Dokumenti final pritet të miratohet në seancën e Strasburgut që do të zhvillohet në datat 27-30 prill./RTV21

0

Më shumë se 60 % e fëmijëve kosovarë keqtrajtohen fizikisht nga prindërit e tyre, si formë për disiplinim. Kështu thuhet në anketën e fundit të Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë në Republikën e Kosovës (2013-2014) publikuar së fudmi, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Sipas kësaj ankete, 61.4 % e fëmijëve të anketuar deri në moshën 14 vjeç, deklaruan se kishin pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga familjarët gjatë muajit të fundit nga data e intervistimit.

Nga ky grup, 24 %, ose afërsisht 1 në çdo 4 fëmijë, pohuan se ishin ndëshkuar fizikisht, me 6 për qind të rasteve që thanë se kishin pësuar ndëshkim të rëndë fizik, raporton Kallxo.com. Ndërsa 31 për qind e fëmijëve thanë se nuk kishin përjetuar dhunë të asnjë lloji, qoftë fizike apo psikologjike.

Ndërsa, përgjigjet e fëmijëve nga etnitë e tjera (romë, shkali dhe egjiptianë), të cilat janë trajtuar në një pyetësor më vete, raportuan për dhunë fizike në masën 40 %, pra për 4 fëmijë në çdo 10 syresh.

Sipas të njëjtit vrojtim të UNICEF, kultura e disiplinimit të fëmijëve përmes dhunës është e përhapur, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Në Malin e Zi, 69 për qind e fëmijëve të intervistuar (viti 2013) deklaruan se kishin qenë viktima të dhunës psikologjike apo fizike. Nga ky numër, 30.8 për qind, pra gati 1 në 3 fëmijë, deklaruan se mbi ta ishte ushtruar dhunë fizike./RTV21

0

Ministria e Punëve të Brendshme do të shpërndajë 24 kamionë, për fazën e parë të projektit, të njësive të zjarrfikësve të 24 komunave të Republikës së Kosovës.

Në fazën e dytë të projektit, që do të përfundojë më 30 qershor, do të shpërndahen edhe 14 kamionë të tjerë.

Vlera e totale e këtij projekti është  5. 334. 659, 93 euro.

Ky projekt financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme.

Ceremonia do të mbahet sot, në ora 12:30, në objektin e Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave në Hajvali, Prishtinë. Kudo të marrin pjesë edhe kryeministri i  Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë./RTV21

0

Sot më rastin e Ditës së shkollës që mban emrin e dëshmorit Gani Elshani, në fshatin Krojkovcë të komunës së Drenasit do të zbulohet busti i dëshmorit Elshani.

Ceremonia e kremtimit të Ditës së shkollës fillon në orën 10, me homazhe te Lapidari i Dëshmorëve, pas çka do t’i bëhet një vizitë familjes Elshani.

Kurse, zbulimi i bustit në oborrin e shkollës do të bëhet në mesidtë, ndërsa në ceremoni, pos qytetarëve të këtyre anëve, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të larta nga skena politike-shoqërore.

Gani Elshani ka rënë në kufirin Kosovë-Shqipëri bashkë me dëshmorin Mujë Krasniqi, në dhjetor të vitit 1998./RTV21

0

Brenda javës, konkretisht nga e mërkura deri të premten do të mbahet testi ndërkombëtar –PISA, për vlerësimin e njohurive të nxënësve kosovarë.

Në këtë test, gjithsej, do të hyjnë 5 mijë e 300 nxënës të moshës 15-vjeçare, nga 225 shkolla, të cilat janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme.

Mustafë Kadriu, koordinator i Ministrisë së Arsimit për testin PISA, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij testi, dhe se vlera e tij do t’i kushtojë buxhetit afro 40 mijë euro.“Me këto mjete do të paguhen shpenzimet e organizimit të testit, ku bëjnë pjesë 28 koordinatorë komunalë, 225 koordinatorë të shkollave (çdo shkollë ku mbahen testet ka nga një koordinator), si dhe 75 administrues testesh”, ka thënë Mustafa, për “Koha Ditore”.

Kadriu ka sqaruar se testit do t’i nënshtrohen 27 shkolla të mesme dhe fillore të Prishtinës, ndërsa shumica e shkollave në gjithë vendin janë të arsimit të mesëm të lartë./RTV21/

0

Përfaqësues të EULEX-it, KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe strukturave udhëheqëse në veri të Mitrovicës, kanë bërë thirrje që incidentit të zhdukjes së të riut shqiptar të mos i jepet karakter ndëretnik.

Ata kanë vlerësuar se po bëhet një punë e madhe përgjatë rrjedhës së lumit Ibër për gjetjen e 17-vjeçarit Sead Alushi, të raportuar si të zhdukur që nga dita e premte.

Ndërkohë u bë e ditur se dy serbë nga veriu i Mitrovicës janë në ndalim që nga e shtuna në lidhje me zhdukjen e të riut shqiptar./RTV21

0

2/3 e popullsisë botërore e konsiderojnë veten fetarë, kështu thonë rezultatet e hulumtimit “WIN/Gallup”, ku  kanë marrë pjesë 64,000 njerëz nga 65 vende, përfshirë edhe Kosovën.

Në Kosovë 83 për qind njerëzve janë deklaruar si fetarë, 7 për qind kanë thënë se nuk janë fetarë. Në anën tjetër, 1 për qind janë shprehur se janë ateistë, derisa 10 për qind nuk kanë ditur të përgjigjen.

Të dhëna për Shqipërinë në këtë kategori nuk ka.

Nga këto 65 vende të botës, Tajlanda del të jetë vendi me fetar në botë me 94 për qind. Vetëm 1 për qind e tyre janë deklaruar se janë ateistë. Ndërsa, vendet më së paku fetare definitivisht janë Japonia dhe Kina, me 13, respektivisht 7 për qind të popullsisë fetare.

Hulumtimi ka treguar edhe se të rinjtë janë shumë fetarë, kurse 2/3 e të rinjve deri në 34 vjeç e konsiderojnë veten fetarë. “Mund të shihet se numri i njerëzve fetarë është relativisht i madh. Gjithashtu, aktualisht mbizotëron trendi ku shumë të rinj në nivel global po bëhen fetarë. Mund të themi se ky numër i besimtarëve nga viti në vit është gjithnjë e më i madh”, ka thënë Jean Mark Leger, presidenti i asociacionit “WIN/Gallup.

Sipas po këtij hulumtimi, del se në Kosovë janë 95.2 për qind myslimanë, 4.7 për qind të krishterë (ortodoks)./RTv21

00---1feja2

00---1feja

 

0

Në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me diell me intervale të gjata, njoftoi sot Instituti Hidrometeorologjik Republikan i Kosoves.

Siç thuhet në njoftim, era në male do të jetë e dobët kurse në pjesët lindore e veriperëndimore herë pas here e fortë. Temperaturat e mëngjesit do të jetë prej 6 deri 12, dhe më të larta e ditës 14 -18 gradë.

Sa për parashikimet e motit shtatë-ditore, ne Kosove nga e mërkura deri të premten do të jetë kryesisht me diell me rritje të temperaturës. Të enjten dhe të premten, temperatura maksimale në shumicën e vendeve do të jetë rreth 25 gradë.

Te premten pasdite në veri dhe gjatë natës në disa pjesë të vendit do të kthehet moti me re e me shi, si dhe me rënie të temperaturës.

Të dielën dhe të hënën kryesisht e thatë, kurse të martën vijnë re me shi.

0

Veriu i Kosovës vazhdon të mos jetë i qetë. Pas incidenteve të fundit që kanë ndodhur në këtë pjesë të vendit, sonte rreth orës 22:50 në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes.
Një qytetar i pjesës veriore ka treguar për Indeksonline se përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia si dhe kreu i policisë Zvezdan Milivojeviq.

Situata është e qetë dhe policia e cila është duke u marrë me rastin.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti mirëpo kontakti ka qenë i pamundur.