Faqe 3000

0

Para pak minutash ka filluar edhe takimi i paralajmëruar ndërmjet shefes për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky takim po mbahet para se të nisë ai në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, ku pritet që të finalizohet zbatimi i marrëveshjeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për Energjinë, për Lirinë e lëvizjes si dhe ajo për Telekomunikacionin.

Zyrtarja e lartë e BE-së, Mogherini, sipas një praktike tashmë të instaluar, takohet edhe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para se këta të takohen të gjithë së bashku.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë edhe zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq. Ajo, ka postuar në rrjetin social Twitter, një fotografi dhe një mbishkrim që shpjegon ndërmjetësimin e Brukselit në lehtësimin e këtij dialogu.

0

Projektimi i mirë bëhet kur shfrytëzohen menqur edhe hapësirat e papërdorua!

Zakonisht ka një hapësirë të papërdorur në shtëpinë tuaj.

Ju duhet të konsultoheni me ekspertët e kësaj fushe për të marrë rezultatet më të mira. Për shembull, hapësira nën shkallët ka shumë potencial bukur.
Duhet të përpiqenI të përdorni këtë hapësirë më arsyeshëm.
Kjo zonë lihet pas dore kryesisht, por ju mund ta përdorni atë në mënyrë efikase, edhe nëse ajo është pak e vogël.
Ju mund të përdorni atë për të ndërtuar rafte për vesh-mbathje,rafte të mrekullueshme të librave apo një dhomë krejt të re si një zyrë të vogël në shtëpi.

Ju mund të vendosni një krevat këtu për të bërë një dhomë të vogël për fëmijët, ose thjesht vëni një divan dhe të krijoni një vend të mahnitshme për dhomë të ndejës./21 MEDIA

AD-Under-The-Staircase-Space-1

AD-Under-The-Staircase-Space-2

AD-Under-The-Staircase-Space-3

AD-Under-The-Staircase-Space-4

AD-Under-The-Staircase-Space-5

AD-Under-The-Staircase-Space-6

AD-Under-The-Staircase-Space-7

 

AD-Under-The-Staircase-Space-8

AD-Under-The-Staircase-Space-9

AD-Under-The-Staircase-Space-10

AD-Under-The-Staircase-Space-11

AD-Under-The-Staircase-Space-12

0

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe ka asgjësuar 21 parcela me 2303 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, në dy fshatra.

Në fshatin Romës, policia zbuloi dhe asgjësoi me djegie 16 parcela me 1328 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Këto bimë ishin të mbjella në vendin e quajtur “Arra e Evgjitit” dhe gjatësia e tyre varionte nga 80 – 130 cm.

Në fshatin Sevaster, policia zbuloi dhe asgjësoi me djegie 5 parcela me 975 rrënjë bimë narkotike kanabis. Këto bimë ishin të mbjella në vendin e quajtur “Pylli i Tulapit” dhe gjatësia e tyre arrinte nga 30 – 160 cm. Policia po punon për identifikimin e kultivuesve dhe kapjen e tyre.

0

Një mashkull dhe një femër e komunitetit rom janë arrestuar në Vitomiricë të Pejës, pasi të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policore, duke i penguar ata gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar.

0

​Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk do të transferohet në Emirates.

“Ky tregim është i vdekur. Tregimi ka qenë i krijuar çdo javë. Kur një futbollist ka një klub, është klubi ai që vendos”, u shpreh Wenger.
“Real Madrid e ka thënë shumë herë se nuk duan ta shesin. Është e njëjtë për ne kur kemi një futbollist nën kontratë”, theksoi ai.

0

Adam Robert, shkrimtar ky i apasionuar pas Shqipërisë, ka mundur të gjejë në një bibliotekë britanike një raportim mjaft interesant sa i përket një ngjarje të rëndësishme për vendin tonë.

Gazeta e Afrikës së Jugut, e quajtur “The Cape Time” ka raportuar për faktin se flamuri shqiptar është valëvitur për herë të parë pas periudhës së Skëndërbeut nga ana e Dedë Gjo Lulit.

“Më 1911, për herë të parë pas periudhës së Gjergj Kastriotit, flamuri shqiptar është valëvitur në malet e Deçiçit në Tuz përgjatë Betejës së Deçiçit. Në këtë betejë, shqiptarët udhëhiqeshin nga Dedë Gjo Luli, në luftën kundër otomanëve”, shkruhet ndër të tjera në gazetë, raporton Portali Albeu.com.

Lajmi është shkruar më datë 3 prill dhe bëhet fjalë për ngritjen e flamurit shqiptar në një betejë, kur akoma Shqipëria nuk e kishte shpallur pavarësimin nga Perandoria Osmane.

Mirëpo, ngritja e flamurit shqiptar ka qenë thjesht simbolikë e asaj se përballë otomanëve ishin shqiptarët, pasi ngritja e flamurit, çka shënoi pavarësinë, u krye si akt më 28 nëntor 1912 në Vlorë

0

Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e duhura, të cilat do ju ndihmojnë për të pasur një baterisa më jetëgjatë për telefonin dhe laptopin tuaj. Për të zgjatur sa më shumë jetëgjatësinë e baterisë, duhet të ndiqni këto udhëzime si:

Përdorni mjetet për kujdesin e baterisë tek laptopi
Prodhuesit e kompjuterëve, si Lenovo apo Sony, shpesh herë ofrojnë mjete për mirëmbajtjen e baterisë, të cilat ndalojnë automatikisht baterinë që të shkarkojë të gjithë energjinë, e cila mund ta shkatërrojë atë shumë shpejt.

Mbajini telefonin dhe laptopin në një vend me temperaturë normale
Temperaturat e larta gjithmonë i shkatërrojnë bateritë. Mos i lini laptopin, telefonin ose pajisje të tjera në vende me temperatura të larta; sigurohuni që laptopi nuk është shumë i nxehtë, po ashtu edhe telefoni.

Mos e lini telefonin në karikim kur është plot me bateri
Shumë njerëz mendojnë se gjëja e parë që duhet të bëjnë me një telefon të ri është karikimi i tij 100%. Ky është një supozim i gabuar. Mbani mend, bateria funksionon më mirë mes 40% dhe 80%.

Mos e lini që bateria e telefonit apo laptopit të bie në zero
Bateritë moderne të ditëve të sotme nuk duhet të shkojnë në zero dhe të furnizohen sërish me energji që jetëgjatësia e tyre të rritet më shumë. Mundohuni ta mbani baterinë midis 40% dhe 80% shumicën e kohës.

Zgjidhni opsionin “Sleep” në vend që ta fikni laptopin
Ta fikësh laptopin dhe ta ndezësh sërish, harxhon më shumë bateri se ta vendosësh në opsion “Sleep”. Ndërsa opsioni “Hibernate” ruan më shumë baterinë se sa opsioni “Sleep”, por merr më shumë kohë që laptopi të fillojë të funksionojë normalisht.

Rregulloni dritën e ekranit
Nëse ekranin e telefonit e keni me dritë të fortë, bateria do të zgjasë më pak, prandaj klikoni tek konfigurimet dhe zvogëlojeni dritën në ekran. Ndriçimi i ekranit ndikon edhe tek bateria e laptopit.

Përdorni aplikacionet për ruajtjen e baterisë
Kur telefoni nuk ka fare bateri, aplikacionet që ju ndihmojnë të zgjasni baterinë, do të ndihmojnë gjithashtu që telefoni mos të shkatërrohet shumë shpejt

0

Mënyra më e mirë për të mbajtur flokët gjatë gjumit është ti mbani të kapura ato. Kjo është një ndër mënyrat që do jua mbajë më në rregull flokë tuaja. Mbajtja e flokëve të kapura topuz nuk i lejon flokë tuaja të ngatërrohen gjatë natës.

Ky model e bën më të lehtë krehjen e flokëve në mëngjes sepse ato nuk janë fërkuar me jastëkun tuaj, gjithashtu është një mënyrë e mirë për të rritur volumin e flokëve tuaj duke bërë të mundur sigurimin e ondeve të lehta pa ndihmën e piastrës, duke evituar kështu edhe dëmtimin e tyre.

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, pritet që t’ia “lidhin kryet” marrëveshjes së shumëpërfolur për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Dy liderët, në një raund bisedimesh që pritet të jetë me shumë tensione, do ta konkretizojë idenë se si do të duket “Zajednica” në periudhën vijuese, me kompetenca ekzekutive siç po e kërkon Serbia apo si një OJQ siç po propozon Kosova,transmeton zëri.

E në anën tjetër, BE duket se do ta gjejë një kompromis ndërmjet dy propozimeve, që Asociacioni të mos i ketë kompetencat e një autonomie politike e territoriale, por jo edhe si bashkësi dekori.

0

Ministrat e transportit të vendeve anëtare të BE-së do të rishikojnë masat e sigurisë në stacionet e trenave në Europë në takimin e tyre të ardhshëm në tetor, bëri të ditur të hënën në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Europian Jakub Adamowicz.

Një lëvizje e tillë vjen pas një sulmi me armë në trenin ndërkombëtar të shpejtësisë së lartë “Thalys”.
Adamowicz-i u shpreh se siguria e transportit do të jetë tema kryesore e takimit të ministrave të transportit. Vendet anëtare të BE-së do të bëjnë propozimet e tyre lidhur me masat ligjore për të zgjidhur problemin e sigurisë së transportit.

Zëdhënësi i Komisionit Europian theksoi gjithashtu se BE-ja nuk do të reagojë në mënyrë të tepruar lidhur me këtë çështje, sepse kjo do të ndikonte në lirshmërinë e udhëtimit dhe do të rriste koston e logjistikës.

Ndërkohë, ai tha se çdo përgjigje e BE-së ndaj incidentit nuk duhet të ndikojë në lëvizjen e lirë të njerëzve në të 26 vendet e hapësirës “Shengen”.
Të hënën, në trenin ndërkombëtar të shpejtësisë së lartë “Thalys”, që po udhëtonte nga Amsterdami në Paris, një njeri i armatosur plagosi tre veta, dy nga të cilët janë në gjendje të rëndë. Sipas shërbimeve sekrete franceze, i dyshuari si autor i sulmit hipi në këtë tren në Stacionin Jugor të Brukselit.