Faqe 3

0

Derisa sekretari i përgjithshëm i NATOS, Jens Stoltenberg po mbante fjalim brenda, përballë Kuvendit protestohej kundër anëtarësimit në NATO, ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ndryshimit të emrit.

Në dy cepe të trotuarit, njëkohësisht protestonin disa organizata patriotike si dhe partia politike “E Majta”.

“Maqedonia, ne si maqedonas, nuk kemi nga kush të mbrohemi. Ne duam të tregojmë dashuri dhe mirësi, e jo të hedhim bomba në popuj të pafajshëm dhe t’i pushtojmë bashkë me to”, tha Marijan Lefkovski, nga Lëvizja “Filipi i Maqedonisë”.

“Për ne nuk është e qartë pse duhet të hyjnë në NATO? Pse duhet ta rrisim buxhetin e Maqedonisë për mjete ushtarake për dy për qind, kur kemi probleme shumë së serioze  të cilat nuk janë zgjidhur. Varfëria në Maqedoni, të drejtat e punëtorëve, askush nuk merret me këto”, tha Jovan Kraevska, nga E Majta.

Për ish-deputeten e LSDM-së, Sollza Gërçeva, përfaqësuesi i NATO-s ka ardhur në Maqedoni me një mesazh:

“Tani të gjithë qëndrojnë në leksion para Stoltenbergut. Ky Stoltembergu ka ardhur që të japë një mesazh të qartë, ose do ta ndryshojmë emrin ose nuk ka hyrje në NATO”, tha Sollza Gërçeva, ish deputete.

Në mesin e protestuesve ishte edhe Filip Petrovski nga VMRO-DPMNE, i cili tha se po proteston kundër rrënimit të unitetit të Republikës së Maqedonisë. I pyetur se a po proteston kundër ardhjes së Stoltenberg në Maqedoni, ai u përgjigj:

“Çdo mysafir qëllimmirë është i mirë se ardhur në këtë shtet. Çdo mysafir qëllimkeq do të përballet me fishkëllima. Nëse na e respekton shtetin dhe na konsideron si të barabartë, ashtu siç unë do të doja të na konsideronte, atëherë është i mirë se ardhur”, tha Filip Petrovski, ish deputet.

Gjithashtu përballë Kuvendit u mblodhën edhe nënshkrime, me të cilat mbledhësi i firmave Vladimir Kavadarkov, do të kërkojë që prokurori publik të veprojë kundër dygjuhësisë dhe marrjes së pushtetit me dhunë.

Gazetar: Besir Arifi

0

Me 186 vota “për” dhe asnjë votë “kundër” ose të përmbajtur, kuvendi i Bullgarisë e votoi marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim me Maqedoninë. Ratifikimin e përshëndetën deputetët me duartrokitje.

Votuan 186 deputetë. “Për” u prononcuan 186, nuk ka të përmbajtur ose kundër. Ratifikimi u miratua.

Sipas deputetëve në Kuvendin e Bullgarisë, edhe pse me pushtetin e mëparshëm nuk mundeshim as të paramendojmë të nënshkruajmë një marrëveshje të tillë, vetëm dy muaj pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni, u zgjidhën mosmarrëveshjet  të cilat 10 vjet ishin pengesë për nënshkrimin e këtij dokumenti.

“T’u japim mundësi vëllezërve tanë nga ana tjetër e Osogovës, ta fitojnë perspektivën e tyre evropiane, ashtu siç u kemi zgjatur dorë çdo herë në momentet e vështira”, u shpreh Krasimir Ivanov, deputet nga patriotët e bashkuar.

“Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me realizimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Kristian Vigenin, deputet, PSB.

Në gjashtë muaj e ardhshëm, Bullgaria do të kryesojë me Këshillin e Evropës. Në prag të marrjes së kryesisë, kryeministri Bojko Borisov deklaroi se Bullgaria dhe Maqedonia me nënshkrimin e marrëveshjes, dhanë një shembull të mirë se ekzistojnë shtete në Ballkan të cilët me qëllim të mirë mund t’i zgjedhin problemet e tyre dhe të mos hyjnë në BE-në me ato probleme.

“Ne shpresojmë sinqerisht se tani do të përfundojë procesi i zgjidhjes së çështjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës, për shkak se kjo do të hapë perspektivë të madhe për Shkup”, tha Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë.

Sipas shefes së diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, realizimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë filloi para ratifikimit të saj.

Përgatiti Antonio Krstevski

0

Darko Stojanovski dhe Marina Surllovska, janë dy shokë.

Kanë dalë për të shëtitur dhe destinacioni i tyre është parku i qytetit.

Të dy janë me aftësi të veçanta, por dashuria që kanë për sportin i bashkon, dhe kjo është tema aktuale ku bisedojnë po sa të takohen.

Darko & Marina:

Si je me notimin?

Mirë është.

Shkoj atje çdo javë nga dy herë.

Dhe si është tash në dimër?

Tani në dimër jam po pushoj pak, meqenëse jetoj pak si larg.

Ti me çfarë mëresh më shumë.

Unë luaj pink-pong kur jam në ushtrime dua që një dit të jem një yll ne këtë sport.

Federata Kombëtare për sport dhe rekreacion të personave me invaliditet, vitin e kaluar ka nisur dhe ka filluar projektin “Sport4Everyone”.  Projekti është kuadër të programit sportiv  Erasmus, qëllimi i të cilit është që të promovojë nevojën për sport dhe aktivitet fizik për personat me aftësi të kufizuara. Menaxheri i projektit thotë se personat me invaliditet nuk duhet të anashkalojnë sportin, dhe nuk ka vend për dëshpërim.

“Dëshira për fitore zhvillon ndjenjë për kolektivitet, për miqësi, por në të njëjtën kohë personi mësohet edhe në humbjen, sepse jo çdoherë fitohet.  Shpeshherë edhe në profesionistët në sport, dimë të humbim, por dimë edhe të ngrihemi pas humbjes. Përmes sportit, personat me aftësi të veçanta fitojnë besim në mundësitë e tyre, mësojnë se nuk është patjetër të kenë dorë, këmbë, dëgjim, ose shikim që të kenë suksese të mëdha”, u shpreh Branimir Jovanovski, Menaxher i projektit.

Projekti zgjat 18 muaj, nga 1 janari i vitit 2017 deri më 30 qershor të këtij viti. Projekti përfshin shtatë partnerë nga 7 vende: Itali, Austri, Slloveni, Serbi, Mali i Zi, Kroaci dhe Maqedoni.

Qëllimi i këtij projekti është përfshirja e të rinjve me aftësi të veçanta dhe ngritja e vetëdijes publike. Aktiviteti i trupit si një pjesë e sportit ka shumë ndikime pozitive tek individi. Personat me aftësi të veçanta mund t’i bashkohen projektit dhe të vazhdojnë ëndrrën e tyre si sportistë.

Përgatiti Afrim Jonuzi

0

Zv/ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti dhe kryetari i Sindikatës së pavarur të mbrojtjes, Adnan Alitov, patën një debat të nxehtë për sa i përket pagesave të ushtarëve profesionistë. Në emisionin e mbrëmshëm në “Click Plus”, Alitov tha se një numër i konsiderueshëm i ushtarëve që kanë qenë me mision në Afganistan, kanë ngritur padi ndaj Ministrisë së mbrojtjes, për shkak se me ligj, kontributet për pension u takojnë sipas pagës që e marrin ushtarët në misione jashtë shtetit, kurse sipas tij, Ministria e Mbrojtjes të gjitha pagesat i ka bërë bazuar në rrogën që marrin në Maqedoni.

“I tregoi standardet e NATO-s për misionet, por nuk i tregoi pagat që i marrim këtu në krahasim me vendet e rajonit. Janë më të ulëtat. Jo nuk është e vërtetë! Po është e vërtetë se një ushtar në Shqipëri merr 800 euro pagë. Nuk është e vërtetë! Ju tregoj se një ushtar i FSK-së i merr 500 euro. Jemi e vetmja ushtri në Evropë, të cilët ushtarët profesionist marrin pagë pa gradë. Nuk është e vërtetë! Po si ne  e marrim rrogën? Sipas gradës! Jo nuk është e vërtetë, të garantoj 1MLN%. Një ushtar profesionist dhe rreshteri kanë dallim në pagë vetëm 100 denarë. As kjo nuk është e vërtetë! Do t’ju dërgoj zyrtarisht që t’i publikon dokumentet dhe ai duhet të kërkoj falje publike për këtë që thotë! Po nëse është e vërtetët? Po tani ne do të bëjmë pazare këtu?”, u shpreh Adnan Alitov, Sindikata e Pavarur e Mbrojtjes.

Në pritje të këtyre dokumenteve, ekipi i TV21 një ditë pas debatit kontaktoi zëvendësministrin Maksuti, por ai tha se gjatë ditës së sotme kanë qenë shumë të angazhuar me takimet e Sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe se argumentet në fjalë do të publikohen javën e ardhshme.

Maksuti, në Click Plus tha edhe se në Ministrinë e mbrojtjes aktualisht shqiptarët janë të përfaqësuar me 19,04%, në nivel oficerësh me 12,90% dhe vetëm me dy gjeneral shqiptarë. Ai tha se tek njësiti ushtarak “Rangers” ka pjesëtarë shqiptarë, kurse tek njësiti special “Ujqit” asnjë shqiptar nuk është i përfshirë.

“Problemi është shumë dimensional, si politik, mos-vullnet nga të gjithë dhe është sfidues. Na ka ngelur edhe mos-vullneti nga ana e Gjeneral shtabit dhe këtë e them me përgjegjësinë më të madhe. Madje kanosje dhe probleme nga ana e Presidentit Ivanov, si Komandant suprem i armatës, që për momentin kjo njësi të ngelet e mbyllur vetëm me etnitetin maqedonas”, tha Bekim Maksuti, Zëvendësministër i Mbrojtjes.

Në buxhetin e Ministrisë së mbrojtjes për vitit 2018, përveç rritjes së pagave për 10%, ministrja Radmilla Shekerinska tri ditë më parë paralajmëroi edhe punësime të reja. Sipas projektit për transparencë, Ministria e mbrojtjes ka publikuar pagat e funksionarëve nga kryesia dhe gjeneralëve të ARM-së, të cilat janë mbi 1.000 euro. Kurse nga Sindikata e pavarur e mbrojtjes thonë se nuk respektohet grada e fituar dhe pavarësisht hierarkisë, ata marrin rreth 19 mijë denarë në muaj.

Përgatiti: Adnan Qaili

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do të përmbyset sistemi i korrupsionit dhe parazitizmit në zyrat e hipotekës. “Të gjithë jeni në provë dhe provën nuk e keni me partinë, por me qytetarët që vijnë në dyert e hipotekave”, tha kreu i qeverisë. “Lufta me ryshfetin vazhdon çdo ditë. Ka ende skepticizëm dhe mosbesim se platforma e bashkëqeverisjes funksionon, por janë shumë drejtues që sot janë në procese penale si pasojë e kësaj platforme. Çdo drejtor do të mbajë përgjegjësi për ankesat e qytetarëve”, shtoi Rama.

0

Gjykata Penale sot e ka shtyrë seancën e rastit “Trust” të PSP-së për shkak se i dyshuari i dytë, drejtuesi i “Sileks”, Vasillije Aviroviq është i sëmurë. Seanca e radhës për këtë lëndë është caktuar me 23 janar. Në lëndë të akuzuar janë biznesmeni Sead Koçan si dhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Maqedonisë. Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

0

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Në këtë takim sipas Bushatit është diskutuar për reformat që po bën Maqedonia. Bushati ka thënë se çfarë do pengese për zbatimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, nuk i shërben stabilitetit demokratik. “Me Zv. Kryeministrin për Çështjet Evropiane në Maqedoni, Bujar Osmani, diskutuam për reformat e rëndësishme që e evropianizojnë më tej Maqedoninë. Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është një avancim në përputhje me kërkesat e faktorit politik shqiptar atje, e mbështetur nga ne dhe partnerët ndërkombëtarë, që dëshirojmë demokratizimin e mëtejshëm të Maqedonisë. Çdo pengesë për zbatimin e kësaj reforme madhore, duke evokuar praktika të së kaluarës së hidhur, nuk i shërben aspak nevojës për mirëkuptim ndër-etnik dhe stabilitet demokratik”, ka shkruar Bushati. Ai shtoi se Shqipëria dhe Maqedonia presin që 2018 të jetë një vit përcaktues për rrugën e mëtejshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

0

Derisa sekretari i përgjithshëm i NATOS, Jens Stoltenberg po mbante fjalim brenda, përballë Kuvendit protestohej kundër anëtarësimit në NATO, ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ndryshimit të emrit. Në dy cepe të trotuarit, njëkohësisht protestonin disa organizata patriotike si dhe partia politike “E Majta”. Në mesin e protestuesve ishte edhe Filip Petrovski nga VMRO-DPMNE, i cili tha se po proteston kundër rrënimit të unitetit të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu përballë Kuvendit u mblodhën edhe nënshkrime, me të cilat mbledhësi i firmave Vladimir Kavadarkov, do të kërkojë që prokurori publik të veprojë kundër dygjuhësisë dhe marrjes së pushtetit me dhunë.

0

Sekretari gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg në kuadër të vizitës së tij në vend,  realizoi takime me përfaqësues të partive politike të Maqedonisë. Ai paraprakisht mbajti një fjalim në kuvend, para korit diplomatic duke përshëndetur përparimin e deritanishëm të vendit në aspekt të realizimit të reformave, bisedimet për çështjen e emrit  dhe përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët. Ai  tha se është mirë që Maqedonia është ambicioze, por gjithashtu duhet të jetë reale, duke shtuar se ka ende punë për t’u bërë. Ai ndër tjerash kërkoi që opozita të rikthehet në Kuvend dhe të përcjellë qeverinë dhe punën e saj. Siç tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko GJorgjev, në takimin me  Stoltenberg opozita ka sqaruar për situatën e tanishme me paraburgimet e deputetëve dhe arsyet pse po bojkotojnë punën Kuvendit duke shtuar se do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën. Kryetari i Bashkimit Demokratik Për integrim, Ali Ahmeti, i cili gjithashtu kishte takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, tha se në takim është vlerësuar mundi i deritanishëm i qeverisë  drejtë anëtarësimit në NATO ndërsa vizitën e sekretarit Stoltenberg e vlerësoi si shenjë pozitive që Maqedonia është afër anëtarësimit në Aleancën Veri-Atantike. Ai pritet të takohet me të gjitha palët për të vlerësuar procesin e arritjes së reformave dhe përmbushjen e kushteve për anëtarësim të vendit në NATO.