Faqe 2000

0

Antëratët dhe përkrahësit e Lëvizjes qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë dolën në protesta para ndërstesës së Gjykatës Penale në Shkup, kundër vendimit të gjyqit, që kryeari i komunës së Manasitirit Vladimir Talevski të jetë në arrest shtëpiak. Ata mendojnë se gjykata ka vendosur nën direktivë të opozitës.

Gjykata Themelore 1 Shkup, pas kërkesës së Prokurorisë Publike Speciale, vendosi arrest shtëpiak prej 30 ditësh për kryetarin e komunës së Manasitirit, Vladimir Talevski.

dd3sj

0

Universiteti “Shën Cirili dhe Metodij” – Shkup sot e shpalli Konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2016/2017.

Sipas konkursit, për të gjitha programet studentore në fakultetet brenda Universitetit të Shkupit ka gjithsej 10.535 vende të lira.

Prej tyre 6.606 janë për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 2.819 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 1.110 vende për studentë me korrespondencë.

Si edhe në vitet e kaluara, kompensimi për studentë të rregullt është 200 euro respektivisht 100 euro për programe studimore të disperzuara, ndërsa shuma për studime me kofinancim është prej 100 deri në 400 euro.

Paraqitja e kandidatëve në afatin e parë të regjistrimit është më 18 dhe 19 gusht. Afati i dytë është më 5 shtator, ndërsa në fakultetet ku do të mbesin vende të lira do të ketë edhe afat të tretë më 15 shtator, kur edhe fillon viti i ri akademik.

0

Me arritjen e grupit të parë të turistëve nga Brukseli në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali” do të shënohet fillimi i linjës ajrore Bruksel-Ohër.

Turistët në aeroportin e Ohrit do të arrijnë nesër në mëngjes me turoperatorin “Tomas Kuk”.

Në fillimin zyrtar të kësaj kompanie ajrore është paralajmëruar fjalim i përfaqësuesve të TAV Maqedoni, turoperatorit “Tomas Kuk”, Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit dhe nga vetëqeverisja lokale e Ohrit.

Me vendosjen e kësaj linje ajrore pritet të rritet numri i turistëve nga Brukseli, por edhe destinacioneve të tjera evropiane.

0

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë debati për propozimin për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë, i parashtruar nga deputetët e opozitës.

Debati për përgjegjësinë e presidentit Gjorge Ivanov filloi më 13 qershor, ndërsa paraprakisht Komisioni kuvendor e vlerësoi bazën e propozimit të parashtruar nga deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, ndërsa i mbështetur nga deputetët e BDI-së.

Renata Trenevska-Deskovska nga LSDM-ja duke e elaboruar Propozimin tha se arsyeja bazë të dorëzim të iniciativës është mungesa e çfarëdo lloj përgjegjësie dhe sjellja arbitrate e pushtetit aktual.

Me tërheqjen e abolicioneve të dhëna Ivanov, siç tha, ka pranuar se gaboi dhe se motivet e tij ishin të ngushta partiake, e jo shtetërore. Sipas Trenevska-Deskovskës, procedura për impiçment është në fakt kthimi i parimeve të përgjegjësisë, drejtësisë dhe barazisë.

Kryetari i Komisionit kuvendor për vlerësim të bazës së Propozimit për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Ilioski tha se Propozimi për impiçment të Ivanovit i dorëzuar nga deputetët e opozitës është i pabazë.

“Presidenti i RM-së Gjorge Ivanov në ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tij nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e RM-së”, theksoi ai. Ilioski tha se nuk është shkelur Kushtetuta për shkak se në nenin 84 konfirmohet e drejta e presidentit të Republikës të japë falje në pajtueshmëri me Ligjin.

Për miratim të vendimit për fillim të procedurës para Gjykatës Kushtetuese për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit duhet të votojnë të paktën 82 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

0

Mbreti i pop muzikës latine Enrike Iglesias sonte në VIP Arenën në QS “Boris Trajkovski” do të mbajë koncert në kuadër të turneut të tij botëror “Seks end lav” (Sex and Love).

Organizatori Denis Ilioski nga Avalon Produkcia theksoi se bëhet fjalë për koncert historik pasi në Maqedoni vjen këngëtar nga A-lista e performuesve botërorë, por edhe super ekskluzive pasi kapaciteti i sallës është bindshëm më i vogël nga të gjitha hapësirat ku Enrike është paraqitur në 10 vitet e fundit nëpër botë. Janë lëshuar vetëm 8.000 bileta në shitje.

Përndryshe,  pop ylli botëror vjen këtë vit special në Maqedoni, duke pasur parasysh se në muajin maj në rajon mbajti disa koncerte në Beograd, Zagreb dhe Sofje.

Enrike nuk ka pasur kërkesa të veçanta lidhur me vendosjen dhe ushqimin, por ka insistuar në disa aspekte teknike lidhur me organizimin e koncertit. Paragrup nuk do të ketë, ndërsa dyert e arenës do të hapen një orë para koncertit që duhet të fillojë në orën 21.

Menjëherë pas Inglesias, më 21 qershor në Shkup do të vijë Xhon Njuman, emër i madh botëror në soul muzikë, pastaj koncertet në Ohër të Niki Romero dhe Lost Frenkvencis më 1 gusht në stadiumin “Biljanini izvori”, Al Di Mejola do të shfaqen më 13 gusht në Teatrin antik, dhe më 14 gusht Prodici gjithashtu në stadium.

0

Delegacion i lartë francez nga rajoni Alzas është për vizitë në Maqedoni me qëllim të promovimit të këtij rajoni dhe për përparimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Delegacioni është i udhëhequr nga drejtori i Agjencisë për promovim të rajonit Alzas, Filip Shikrun, ndërsa në përbërjen e tij janë këshilltarë, promotorë ekonomikë dhe përfaqësues të shoqatave, si dhe kuzhinier dhe pastiçier të njohur, të cilët do ta promovojnë atë rajon, veçanërisht në plan ekonomik, turistik dhe gastronomik.

Siç kumtoi ambasada e Francës, është paraparë që mysafirët nga rajoni i Alzas gjatë qëndrimit në vend deri më 22 qershor të takohen me ministren e Vetëqeverisjes Lokale, sekretarin shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane, drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe me kryetarin e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Sipas programit, nesër pasdite do të mbahet takim me titullin “Mirë se erdhe në Alzas”, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e delegacionit francez dhe përfaqësues të sektorit afarist në Maqedoni.

Në përbërjen e delegacionit krahas Filip Shukrun, drejtor i Agjencisë për promovimin e rajonit të Alzasit janë edhe: Mari-Ren Fisher, këshilltar rajonal dhe zëvendëskryetar i Agjencisë për promovim të rajonit Alzas, Zhak Shlef, kryetar i Shoqatës Alzas – Maqedoni, Zherar Stedel, kryetar i Unionit ndërkombëtar të Alzas dhe drejtor i përfaqësisë së “Credit Mutuel” në Gjermani. Një pjesë e delegacionit janë edhe mjeshtrit e kuzhinës: Mber Mec, kuzhinier me renome në “Rosenmeer Rosheim” dhe kryetar i kuzhinierëve profesionalë nga Alzas, Arman Rot kuzhinier profesional dhe Daniel Reber specialist për pastiçeri dhe prodhime nga çokollata.

0
OAKLAND, CA - JUNE 19: LeBron James #23 of the Cleveland Cavaliers holds the Larry O'Brien Championship Trophy after defeating the Golden State Warriors 93-89 in Game 7 of the 2016 NBA Finals at ORACLE Arena on June 19, 2016 in Oakland, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

Pas 52 vite pritje, Cleveland Cavaliers më në fund fituan titullin kampion në NBA. LeBron James përmbushi premtimin e tij se do të kthej titullin në qytetin e tij. Cavaliers si mysafire me rezultat 93-89 ishte enigmë e pazgjidhshme për kampionin e vjetër, Golden State Uariors. Njëkohësisht, skuadra e James u bë ekipi i parë në historinë e NBA-së që arriti rikthim të plotë të rezultatit negativë prej 1-3 në 4-3.

Ndeshjen e shtatë, James e përfundoi me efekt të trefishtë, 27 pikë, 11 asiste dhe 11 topa në tabelë) dhe ishte më i merituari nga rradha e mysafirëve për fitoren e titullit. James në fund dhe fitoi titullin individual, Lojtari më i dalluar i finales, që është titulli numër tre për të.

32 pikët e Dreymond Green nuk i ndihmuan kampionit të vjetër të fitoj titullin e dytë me rradhë. Green ishte fantastik duke realizuar 11 gjuajtje prej gjithësej 15, dhe kishte 15 topa në tabelë dhe 9 pasime. Curry në fund ndeshjen e përfundoi me vetëm 17 pikë, por nuk ishte në krye të detyrës për goditjet nga distanca.

Përgatiti: Blerim Ismaili

0

Qendra për trajnim të pilotëve në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë sot në Shtëpinë e ARM-së në Shkup do të informojë për konkursin për trajnim të pilotëve.

Selektimi i kandidatëve për pilot përbëhet nga disa testime dhe kontrolle se cilët kandidatë duhet t’i kalojnë para se të fillojnë me aktivitete të fluturimit. Së pari bëhet kontrolli i gatishmërisë shëndetësore dhe fizike ku pastaj vjen testimi kompjuterik dhe ushtrime të përshtatura për profesionin e pilotit, që në fund aftësia e kandidatit të konfirmohet në 10 fluturime me aeroplanin ZLIN-242L, informon Ministria e Mbrojtjes.

Kandidatët të cilët me sukses do t’i përfundojnë të gjitha testet selektuese do të marrin statusin kadet dhe fillojnë me shkollimin për pilot ushtarak.

Qendra për trajnim të pilotëve e dedikuar për selektim dhe trajnim të pilotëve për nevojat e ARM-së, është formuar sipas shembullit dhe standardeve të akademisë së lundrimit ajror të Aviacionit ushtarak izraelit.

0

Delegacion i Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive sot dhe nesër në Bruksel do të marrë pjesë në Konferencën interparlamentare me temë “Migrimi dhe politika për azil të BE-së: Implikimet për parlamentet nga vendet e zgjerimit”.

Delegacionin e Maqedonisë do ta kryesojë kryetari i Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive Vlladimir Gjorçev, ndërsa në të do të jenë edhe deputetët Rafiz Aliti, Nada Cipusheva dhe Petre Shilegov.

Konferenca interparlamentare në Bruksel është në kuadër të Programit për mbështetje të parlamenteve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, në organizim të Parlamentit Evropian, Komitetit për punë të jashtme dhe Komitetit për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme.

Në konferencë pritet që të marrin pjesë eurodeputetët dhe anëtarë të komiteteve, si dhe përfaqësues nga parlamentet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, me qëllim që t’i ndajnë përvojat dhe pikëpamjet rajonale për sfidat e ardhshme me migrimin dhe politikën për azil.

0

Asociacioni evropian për demokraci lokale (ALDA) me rastin e Ditës botërore të refugjatëve – 20 qershor sot do të organizojë seminar ndërkombëtar “Bashkëpunimi dhe udhëheqja e mirë e krizës së refugjatëve në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Evropës Qendrore”.

Seminari do të ketë mbi 70 pjesëmarrës nga 11 vende – përfaqësues të komunave, shoqata civile dhe institucione të obliguara për pranim dhe regjistrim të emigrantëve nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa Qendrore.

“Seminari ndërkombëtar dyditor do t’i dedikohet udhëheqjes me krizën e refugjatëve, bashkëpunimin në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe këmbimi i praktikave të mira dhe nxitje të tolerancës ndërkulturore”, kumtoi ALDA-rrjet evropian i cili ka 180 anëtarë (autoritetet lokale dhe organizata civile) nga 30 vende të BE-së, Kaukazi, Ballkani dhe Mesdheu.

Ditën botërore të refugjatëve sot pasdite në galerinë montuese CAC në Parkun e Frankofonisë do ta shënojnë edhe FIOOM, Legis, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM-së dhe Forumi edukativ rinor.

Ngjarja do të përfshijë më shumë aktivitete midis të cilave edhe diskutimi në temë “E drejta e azilit në RM: Nëse qasja deri te e drejta e azilit u shndërrua në këmbim të paligjshëm dhe deportim midis shteteve të rutës ballkanike?”.

“Kjo ditë është e rëndësishme për të gjithë njerëzit në botë të cilët konsiderohen si refugjatë, kërkues të azilit dhe persona të zhvendosur brenda vendit. Duke pasur parasysh se në vitin 2015 dhe 2016 bota u përball me një nga krizat më të mëdha të refugjatëve dhe krizat humanitare, kjo ditë është jashtëzakonisht e veçantë për njerëzit jetët e të cilëve janë të rrezikuara, qëndrojnë ose arrijnë në Republikën e Maqedonisë. Qasja deri te e drejta e azilit dhe ndihmës humanitare në Republikën e Maqedonisë duhet të mundësohen tërësisht”, kumtuan organizatorët.

Ditën ndërkombëtare të refugjatëve sot do ta shënojë edhe Shoqata NUN Kultura e cila organizon “Karvan përmes rutës së refugjatëve me biçikleta”. Nisja e karvanit me biçikleta është në mesditë nga Qendra e tranzitit “Vinojug” në Gjevgjeli.

Qëllimi i organizatorit është që të solidarizohet me refugjatët dhe në mënyrë simbolike të përkujtojë në lëvizjen e tyre me biçikleta përmes autostradës nga kufiri jugor deri në Tabanoc në fillim të krizës së refugjatëve.