Faqe 2

0

Një stuhi e fortë që ka përfshirë gjithë Evropën, me një shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, besohet se mund të ketë shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dje në katër vende, duke çuar në ndërprerjen dhe më pas pezullimin e shërbimeve të transportit. Sipas raporteve të fundit, vdekjet janë regjistruar në Belgjikë, Holandë, Itali dhe Gjermani. Holanda dhe Gjermania kanë ndërprerë dje një pjesë të rëndësishme të shërbimeve të transportit me tren si pasojë e përkeqësimit të kushteve në vend. Gjithashtu, një pjesë e madhe e aeroporteve kanë pezulluar fluturimet e tyre mes shqetësimeve për sigurinë e pasagjerëve.

0

Diaspora e Bashkuar Maqedonase kërkon dorëheqjen e ndërmjetësuesit të OKB-së për çështjen e emrit, Mattheë Nimetz. Shkak për këtë kërkesë është sekretarja e tij, që sipas DBM-së është me prejardhje greke, si edhe donacione të pranuara nga lobistë grek.

Diaspora e Bashkuar Maqedonase konsideron se OKB-ja dhe Nimetz janë duke tentuar ta shkelin Ujdinë e përkoheshme të vitit 1995, dhe se nuk e respektojnë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, ku përfshihet parimi i vetëvendosjes.

Njëherit, thirrje i bëjnë edhe Qeverisë së Maqedonisë që t’u jep fund bisedimeve.

0

Idetë e reja për zgjidhjen e kontestit të emrit që medijatori Metju Nimic i paraqiti në bisedimet në Nju Jork  nuk mund të komentohen publikisht para një analize të thellë dhe para një qëndrimi të ndërtuar nga kryesia e shtetit.  Ky është reagimi i MPJ, pas vlersimit të negociatorit nga pala maqedonase Vasko Naumovski, se propozimi i Nimicit është padenjë.

0

Presidenti Gjorge Ivanov me rastin e festës Uji i Bekuar, ka uruar festën kreut të kishës ortodokse maqedonase z. Stefanit.

Midis tjerash në urimin e Ivanov thuhet që të ndërtojmë shoqërinë tonë multietnike, multireligjioze dhe multigjuhësore në paqe, bashkëjetesë dhe duke respektuar dallimet.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev për festën e Ujit të bekuar, ka dërguar urime për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Maqedoni dhe deri tek institucionet fetare.

Zaev me rastin e festës së Ujit të bekuar sot po qëndron në Strugë.

Edhe kabineti i kreytarit të kuvendit Talat Xhaferi në emër të deputetëve të gjithë besimtarëve krishterë tua uroi festën Uji i Bekuar.

0

VMRO DPMNE edhe sot në ditë festë përmes një kumtese kritikuan qeverinë e Zaevit.

Sipas partisë së Hristian Mickovskit organet gjyqësore kanë standarde të dyfishta, sepse siç thonë përderisa pjesmarrësit e “Revolucionit të Larëm” janë të priviligjuar dhe lirohen nga akuza, dhjetëra patriot shpallen për terroristë, janë nëpër burgje dhe ju montohen raste politike”.

Gjithashtu nga VMRO-DPMNE thonë se në Republikën e Maqedonisë, demokracia nuk do të jetë efektive derisa praktika e keqpërdorimit të institicioneve nuk ndalon.

0

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Ujin e Bekuar, i cili festohet që prej shekullit të dytë. Është i ndërlidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Xhonit, i cili prej atëherë quhet Pagëzuesi. Festa quhet Uji i bekuar për shkak të hedhjes së kryqit në ujë që e kryen kisha në këtë ditë. Tradicionalisht, në lumenjt hidhen kryqe, ndërsa ai që do ta kapë Kryqin e shenjtë, besohet se do ta ndjekë fati dhe mirëqenia gjatë tërë vitit. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me Krishtin, ndërkaq besohet se me lëshimin e kryqit ujërat shenjtërohen dhe bëhen të shërueshme.

0

Edhe pse Stoltenberg paralajmëroi se para selisë së NATO-s ka vend për flamuj të rinj, ai porositi se nuk ka plan B për Maqedoninë. Çelësi i vetëm që do t’i hapë dyert e Aleancës, është marrëveshja me Greqinë dhe ndryshimi i emrit kushtetues. Stoltenberg tha se mundësia që Maqedonia të hyjë në strukturat e NATO-s me referencën e përkohshme, është pothuajse zero.

“Në qoftë se përpjekjet tuaja bazohen në parashikime të rrejshme, se mund të bëheni pjesë e NATO-s pa e zgjidhur çështjen e emrit, përpjekjet tuaja do të jenë të kota. Këtë e përsëritëm më shumë herë”, u shpreh Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Pozitat e Maqedonisë mbeten të njëjta. Kryeministri Zaev është i bindur se vendi i meriton strukturat euroatlantike, dhe ai ende po shpreson se Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Është kohë që ti përfundojmë proceset e integrimit të të gjitha vendeve të rajonit që duan të bëhen pjesë e familjes së Aleancës së Veri – Atlantikut. Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku në realizimin e këtij qëllimi”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i RM-së.

I pyetur se si e komenton ndikimin rus në Ballkan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se prania e tyre në rajon do të përforcohet. Në lidhje me skenën e brendshme politike, Stoltenberg tha se pushteti dhe opozita duhet të punojnë së bashku në ndërtimin e rrugës euro integruese.

Stoltenberg agjendën e sotme e filloi me takim në ministrinë e punëve të jashtme, me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov. Dimitrov në këtë takim theksoi se pret rezultat pozitiv nga samiti i ardhshëm i Aleancës. Ai pas kësaj u takua me presidentin Ivanov, me ministren e mbrojtjes, Sheqerinska, ndërsa në Kuvend kishte takim me liderët e partive.

Takimi me Zaevin dhe konferenca e përbashkët për shtyp  shënoi fundin e vizitës dyditore të njeriut të parë të NATO-s.

“Miq të mirë. Heroi im!”

0

“Presidenti Ivanov nuk e shfrytëzoi mundësinë që të përmirëson imazhin tek komuniteti shqiptar”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se do të vazhdohet sipas procedurave deri në miratimin e plotë të ligjit, kurse sipas tij, nuk ka nevojë për amendamente shtesë, pasi që gjatë hartimit të ligjit është analizuar çdo rresht i kushtetutës.

“Nuk e kemi mirëpritur vendimin e Zotit Ivanov. Edhe pse Zoti Ivanov pati një shans për të përmirësuar imazhin e tij përpara komunitetit shqiptar, përpara qytetarëve të tij që nuk janë të paktë në Republikën e Maqedonisë, por për fat të keq kjo nuk ndodhi”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Për dallim nga Ahmeti, kryetari i partisë opozitare nuk deshi t’i ndanë as 10 sekonda prej kohës së tij që të komenton vendimin e djeshëm të Ivanovit.

G:Për ligjin për përdorimin e gjuhëve, si e komentoni vendimin e Ivanovit
“Brenda do të ketë deklaratë të plotë”, tha Hristijan Mickovski, Kryetar i VMRO-DPMNe-së.
G:Mirëpo qëndrimi juaj si kryetar i partisë
HM:”Deputeti Gjorçev do e kumtoj, ju faleminderit.”

Nga partia e tij thonë se vendimi i presidentit ka bazë, kurse sipas tyre këtë vendim e mbështesin edhe shumica e qytetarëve. Ata u bëjnë thirrje deputeteve që të rishikojnë ligjin dhe t’i dëgjojnë ekspertët. Nga ana tjetër, nga Lidhja Social Demokrate thonë se Ivanov ende nuk po mund të largohet nga politikat e ndarjes dhe përçarjes. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, ligji vetëm se do të forcon karakterin unitar të shtetit dhe do të kontribuon në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë. Sipas kryetarit të kuvendit, Talat Xhaferi, ligji do të jetë para deputeteve në fund të janarit ose më së voni në fillim të shkurtit.

“Shkurt e shqip, nëse Ivanov deri më 18 janar deri më 00:00 nuk e dekreton ligjin në afat prej 30 ditëve prej ditës që është votuar ligji, domethënë prej 11 janar 30 ditë nënkupton 10, 11 shkurti, në atë afat unë si kryeparlamentar duhet ta kthej në rivotim ligjin në parlament dhe ajo do të ndodhe në seancën e parë të radhës në të cilën do të debatohen projekte ligjore”, tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Në fjalimin e djeshëm, presidenti Ivanov tregoi edhe arsyet se përse nuk e dekretoi ligjin. Ai është i mendimit se ai u soll pa debat publik, kurse sipas tij, është përdorur edhe flamuri evropian që ligji të votohet me shumicë të thjeshtë.  Ai tha se miratimi i ligjit hap debat për ndryshime kushtetuese, që sipas presidentit janë të rrezikshme, kurse iu bëri thirrje edhe deputeteve që t’i marrin parasysh vërejtjet e tij kur të vijë koha për rivotim.

Përgatiti: Furkan Saliu

0

A dështon përpjekja e fundit që vendi t’i bashkëngjitet familjes evropiane dhe të bëhet anëtare e NATO-së? Kjo dilemë po hapet pas deklaratës së djeshme të negociatorit për çështjen e emrit, Vasko Naumovski. Asnjë shtet, as Kombet e Bashkuara nuk kanë të drejtë ta ndryshojnë emrin e një shteti, as të mohojnë ekzistimin e popullit dhe gjuhës maqedonase, tha Naumovski në deklaratë për TV Sitel. Optimizmi për zgjidhjen e çështjes është i patjetërsueshëm, por që të jesh optimist duhet të kesh një bazë reale për këtë gjë, tha negociatori i palës maqedonase.

“Shteti ynë ka emër, ky emër është Republika e Maqedonisë, i cili është baza e identitetit tonë, gjithashtu në vitin 2018 askush nuk mund ta mohojë ekzistimin e popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase”, u shpreh Vasko Naumovski, negociator në çështjen e emrit.

Edhe pse Naumovski është negociatori në çështjen e emrit me Greqinë dhe është i emëruar në këtë pozitë nga ana e shtetit, nga qeveria distancohen nga deklarata e tij. Nga adresa Ilindenska nr.2 dërguan kumtesë në të cilën thuhet se ky është qëndrimi i tij personal.

“Pas analizës së detajuar të Nimicit që sot e prezantoi para negociatorëve në Nju Jork, në përputhshmëri me kuptimin e kësaj çështje për interesat shtetërore, do të vazhdojë procesi i ndërtimit të një qëndrimi sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirës nga ana e RM-së. 

Që gjërat të komplikohen edhe më shumë, vetëm para një jave, ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrovi, në emisionin “Klik Plus” të TV 21, theksoi se ka besim të madh pikërisht tek negociatori Naumovski.

“Unë deri më tani nuk kam parë asnjë sinjal se ambasadori aktual Naumovski del jashtë pozitës – i dërguari special dhe unë dua ta respektoj këtë”, tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Nga ana tjetër, një Lëvizje maqedonase për të drejtat e njeriut nga Toronto, tanimë 6 muaj kërkon që ndërmjetësuesi Nimic të tërhiqet me arsyetim se gjatë një takimi jozyrtar ka deklaruar: “Po të isha maqedonas, nuk do të negocioja për emrin tim”. Për atë se pushteti forson që kontesti të zgjidhet, konfirmim janë edhe takimet e shpeshta, mes palës maqedonase dhe asaj greke që janë realizuar gjatë muajit të fundit. Jozyrtarisht, në tryezë janë disa propozime, ndër të cilave më së shumti flitet për emrin Maqedonia e Re (Nova Makedonija), Fqiu ynë jugor ka bërë një analizë, e cila tregoi se madje 70% e grekëve nuk duan që termi “Maqedonia” të përfshihet në zgjidhjen e kontestit.

Përgatiti Ile Petrevski

0

“Është mirë të jeni ambicioz, por duhet të jeni gjitahsthu real. Ka ende punë për t’u bërë”, u shpreh Jens Stoltenberg, sektetar i përgjithshëm i NATO-s.

Kjo ishte porosia që serketarai i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ua përçoi deputetëve në fjalimin e tij në Kuvend.

Krahas fjalëve të mira, Stoltenberg pati edhe kritika, duke thënë se duhet ende punë në shumë fusha. Ndër to Stoltenberg përmendi  që Maqedonia duhet të punojë në aspketin e organizmimt të zgjedhjeve, përmirësimin e gjendjes së mediave, financat qeveritare dhe transparencën rreth shpenzimeve të parave të taksapaguesve.

Ligjet për implementimin e reformave sipas rekomandimeve të Pribe-s, vazhdojnë të kalojnë në mungesë të opozitës, për të cilën Stoltenberg kërkoi të jetë presente.

Menjëherë pas fjalimit të tij, ai takoi veç-e-veç edhe përfaqësuesit e partisë opozitare. Në mungesë të debatit parlamentar, në senacën e parafundit vetëm për një ditë u sollën 30 vendime, nga gjithsej 37 pikat e rendit të ditës. Kjo sipas opozitës është absurde dhe, siç tha kooordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, po të ishte LSDM-ja në opozitë dhe të kish ndodhur një gjë e tillë, me siguri se do ta kundërshtonin këtë.

“Thuajse për çdo ditë kemi nga rreth 30 pika që kalojnë, Kuvendi është shndërruar në makinë votimi, për një ditë mbahen 10 komisione, në këtë Kuvend, kështu që kjo nuk është atmosferë dhe ambient në të cilin ne do të kemi debat”, tha Vllatko Gjorçev, deputet i  VMRO-DPMNE-së.

Jens Stoltenberg takoi edhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare. Aty Stoltenberg deklaroi se NATO-ja me vëmendje të madhe e përcjell progresin në funksionimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht pas ngjarjeve të pakëndshme të 27 prillit të vitit të kaluar. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev  kërkoi që të gjitha subjektet politike të kyçen dhe të mbështesin reformat që çojnë proceset përpara.

“Çdo vizitë e sekretarit të përgjitshëm të NATO-së do të thotë porosi e madhe, do të thotë se jemi në rrugën e vërtetë, do të thotë mbështetje, por edhe porosi për të gjithë faktorët, jo vetëm për qeverinë, por edhe opozitën që të kyçemi në mënyrë aktive, të mbarojmë punën  që t’u mundësojmë qyetetarëve të Republikës së Maqedonisë që Maqedonia të bëhet anëtare e barabartë e NATO-s dhe BE-së”, tha Tomisllav Tuntev, Deputet i LSDM-së.

Takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s pati edhe kreu i Bashkimit Demokratik Për integrim, Ali Ahmeti, i cili tha se është vlerësuar mundi i deritanishëm i qeverisë drejt anëtarësimit në NATO ndërsa vizitën e sekretarit Stoltenberg e vlerësoi si shenjë pozitive që Maqedonia është afër anëtarësimit.

Përgatiti: Bajram Memeti