Faqe 1000

0

Kryetari i komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të jetë Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Marrëveshja është arritur sot në takimin koordinues të përfaqësuesve të grupeve parlamentare.  TV21 mëson se në këto momente pritet të nënshkruhet marrëveshja formale mes grupeve parlamentare, me të cilën do të caktohet që seanca e kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit të mbahet të hënën në mesditë.

 

0

Në vendkalimin kufitar Tabanoc në mëngjesin e sotëm rreth orës 7:15 është penguar tentim për nxjerrjen e paligjshme të 43.800 eurove.

Paratë janë gjetur në një makinë udhëtimi të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë i cili ka udhëtuar së bashku edhe me një shtetas të Maqedonisë dhe një shtetas të Turqisë.

Dogana kumtoi se vetëm shtetasi turk ka paraqitur se mban 9.000 euro, por gjatë kontrollit të personave dhe automjetit, në një termos për kafe janë gjetur edhe 34.800 euro, ndërsa kutia për sheqer të vendosur në pjesën ndarëse të derës së djathtë edhe 10.000 euro.

Konform dispozitave ligjore, shtetasit turk i janë kthyer 10.000 eurot, ndërsa 43.800 eurot e tjera për të cilat nuk ka pasur kurrfarë dokumenti për origjinën përkohësisht janë mbajtur.

Drejtoria Doganore kundër kryerësit filloi procedurë përkatëse.

0

Në vitin 2016 titullin magjistër i shkencave dhe specialist e kanë marrë gjithsej 2.021 persona, që është zvogëlim për 17.2 për qind në krahasim me vitin 2015. Nga numri i përgjithshëm, 1881 apo 93.1 për qind janë magjistra dhe 140 apo 6.9 për qind janë specialistë.

Siç kumtoi Enti shtetëror për statistikë, prej numrit të përgjithshëm të personave të cilët vitin e kaluar kanë fituar shkallën shkencore magjistër i shkencave, 58.9 për qind janë gra.

Numri më i madh i punimeve të magjistraturës, gjegjësisht 1198 apo 63.7 për qind, janë nga sfera e shkencave shoqërore, 20.9 prej sferës së shkencave tekniko-teknologjike, ndërsa të tjerët janë nga sfera e shkencave humaniste, matematiko-natyrore, bioteknike dhe mjekësore.

0

Moska shpreson se vendet perëndimore e kuptojnë rrezikun nga tentimet për destabilizim të situatës në Maqedoni, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavorv, transmeton “Sputnik”.

Sipas Lavrovit, është e çuditshme që Ballkani perceptohet si rajon i “aktiviteteve provokuese” ruse, ndërsa çdo relacion normal mes Rusisë dhe vendeve ballkanike shkaktojnë shqetësim tek Perëndimi.

“Situata aktuale në Maqedoni është pak më e ndërlikuar, madje do ta quaja edhe krizë, dhe një pjesë të madhe e shkaktuar në mënyrë artificiale, e cila çon deri në situatë për tentim të ndarjes së shoqërisë”, thotë Lavrov, duke shfaqur shpresën se “Perëndimi e kupton rëndësinë nga tentimet e tilla”.

“Sputnik” përkujton se Moska zyrtare disa herë ka bërë thirrje për ndërprerje të involvimit të huaj në punët e brendshme të Maqedonisë.

0

Prokuroria Publike Speciale ka hapur katër lëndë të reja hetuese për katër persona. Këtë e tha sot në konferencë për shtyp kryeprokurorja speciale Katica Janeva, e cila tha se ky është vetëm fillimi i hetimit, dhe se i njëjti pritet që të zgjerohet. Janeva u bëri thirrje për bashkëpunim të gjitha institucioneve shtetërore, më qëllim që këto hetime të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Drejtoria për të hyra publike dhe Ministria e financave kanë lejuar ministritë dhe të tjerët që të punojnë në mënyrë joligjore duke ju mundësuar personave përfitime materiale. Në cilën mënyrë është bërë larja e parave në buxhetin e RM-së dhe si këto mjete kanë përfunduar në xhepat e funksionarëve të lartë të pushtetit. Ky është vetëm fillimi i këtyre hetimeve, më pas ky hetim do të zgjerohet. Inkurajoj të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë me PPS-në. Këto hetime financiare janë komplekse, dhe nevojitet një periudhë e gjatë për të ardhur deri tek një vendim konkret”, deklaroi Katica Janeva.

Janeva ka kërkuar nga Kuvendi që të mundësoj vazhdimin e mandatit të PPS-së me qëllim që të mund t’i kryejnë të gjitha hetimet.

Prokuroja Fatime Fetai tha se janë hapur lëndë hetuese për katër persona.

“Hetimi i parë nën emrin “Tabela”, ka të bëj me një drejtor, Rexho Rushit Zajazi, nga fshati Zajaz, i dyshuari si person zyrtar ka shfrytëzuar kompetencat dhe ka mundësuar të mira materiale për një person fizik, Bau Prof-Kiçevo,  200 mijë euro.

Hetimi i dytë nën emrin e koduar “300”,  dyshohet ndihmës ministër bëhet fjalë për 300 makina, me keqpërdorimin e pozitës së tij ka dëmtuar buxhetin e RM-së për 453 570 euro. Nga dëshmitë del se i dyshuari ka pranuar ofertën nga komisioni për furnizime publike edhe pse ai  e ka ditur se cila ka qenë oferta më e mirë.

Hetimi i tret “Total”,është për fshehje tatimeve. Ekziston dyshime se personi për t’ju shmangur tatimit në llogarit përfundimtare ka dhënë dëshmi të rrejshme. Kështu që iu kanë shmangur tatimit në vlerë  121 414 euro

Hetimi i katërt “Tifany” është për vepër penale për fshehje tatimi, është kryer nga personi fizik Smart Centar.  E dyshuara për tatimet në vitet e fundit që t’i shmangen pagesës së tatimit në llogarit përfundimtare kanë dhënë dëshmi të rrejshme  iu kanë shmangur tatimit në vlerë prej 37 634 euro, ndërsa iu ka shmangur tatimit në vlerë prej 16 924 euro”, tha Fetai.

Sipas dëshmive, për nevojat e personave fizik, është blerë veshje e brendshme, këpucë dhe gardërobë .

Nga PPS i kanë mohuar zërat se ato po hetojnë ndonjë medium të caktuar duke thënë se hetimet e tyre janë të hapura dhe opinioni është i informuar.

“PPS-ja punon në interes të qytetarëve të RM-së.  Të gjithë për ne janë të barabartë. Në këtë drejtim do të theksoj se asnjë medium nuk është nën hetim, siç e dini kemi hetime të hapura dhe e dini se nuk ka hetime ndaj asnjë medie. I demantojmë të gjitha spekulimet se ne kryejmë presion ndaj ndonjë medie”, deklaroi Lençe Ristevska.

0

Shtatë njerëz janë arrestuar dhe në gjashtë vende është kryer bastisje lidhur me sulmin e djeshëm në Londër, njoftoi sot policia britanike.

Sipas policisë Metropoliten, sulmuesi ka vepruar vet, i inspiruar nga terrorizmi ndërkombëtar.

“Katër persona, mes të cilëve edhe sulmuesi e humbën jetën në sulm. Shtatë prej 29-të të lënduarve janë në gjendje kritike”, deklaroi Mark Roveli, zëvendës shefi i njësitit antiterrorist pranë Skotland Jard.

Ai shtoi se nuk ka informacione për kërcënim shtesë terrorist.

Policia britanike njoftoi se në ditët në vijim nëpër rrugët e qyteteve britanike do të sistemohen numër shtesë të policëve të armatosur.

Mes të lënduarve janë edhe minorenë nga Franca, të cilët kanë qenë në ekskursion në Londër, dy persona nga Rumania dhe pesë nga Koreja Veriore.

0

Tribunë për regjistrimin për pagesë të TVSH-së të personave fizik të cilët kryejnë veprimtari ekonomike do të mbahet sot në organizim të Qendrës për politikë tatimore dhe Asociacionit të hulumtuesve ekonomik.

Në tribunën “TVSH për persona fizik – për dhe kundër”, siç është paralajmëruar, do të shqyrtohen çështjet për atë nëse është e arsyeshme që edhe perosnat fizik të cilët kryejnë veprimtari ekonomike të jenë obligues për pagesë të TVSH-së, nëse kjo paraqet tatimim të dyfishtë, përse ishte ulur pragu për regjistrim prej 2.000.000 denarë në 1.000.000 denarë dhe të ngjashme.

0

LSDM-ja sot apelon që deputetët e VMRO-DPMNE-së të mos i frenojnë procedurat parlamentare dhe në pajtim me Rregulloren për punë të Kuvendit, më shpejtë të zgjidhet kryetar i Kuvendit.

“Kryetari i ri i Kuvendit do të dërgojë letër deri te Gjorge Ivanov dhe do t’ia sigurojë afatin prej 10-të ditëve që e kërkon që t’ia jep mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re”, njofton LSDM në kumtesë.

Partia thekson se në zgjedhje të besueshme janë zgjedhur deputetët e ri në Kuvend dhe se lideri i LSDM-së e ka formuar shumicën e nevojshme në Kuvend.

“Ai veçmë e ka publikuar programin e qeverisë së re reformuese, e cila e mbron karakterin unitar të shtetit, garanton sundimin e së drejtës dhe zgjidhje për nevojat dhe problemet e të gjithë qytetarëve. Bashkimi Evropian njoftoi se ka qëllime pozitive me Maqedoninë, hapjen e kapitujve 23 dhe 24 lidhur me gjyqësinë dhe mbrojtjen. Kjo i hap edhe perspektivat evropiane të shtetit dhe të qytetarëve dhe kjo është rruga e Maqedonisë”, thekson LSDM-ja.

0

Sot PPS-ja, në ora 11:00, ka paralajmëruar konferencë për shtyp.

“Transportuesi ka në total tridhjetë borde në Tiffany”, kështu ka shkruar PPS në paralajmërimin e saj në Twitter.

Rasti i fundit që PPS-ja e hapi ishte “Trust” nga 23 shkurti. Rast që bëhet fjalë për tenderë që në vitin 2011 ka nënshkruar firma shtetërore “ELEM”.