7 VJET BURG PËR VRASËSIN E “SHQIPONJËS”

388
0
SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore e Kumanovës dënoi me shtatë vjet burg Shaban Limanin për vrasjen e Xhemail Rexhepit, të njohur si komandant Shqiponja.  Ndërsa i akuzuari i dytë, Amir Latifi u dënua me tre muaj heqje lirie për plagosjen e dy personave në përleshjen me armë të ndodhur dy vjet më parë në Kumanovë. Pas këtij vendimi të gjykatës reaguan familjarët duke theksuar se gjykata për së dyti herë e vrau komandant Shqiponjën.

“Jemi të zhgënjyer nga ky vendim, por që e kemi pritur, pasi që Prokurori ka qenë ish-pjesëtar i BDI-së. Kërkojmë nga Gjykata e Apelit që të vendos drejt, sepse vendimi i sotëm gjyqësor është politizuar”, theksoi familjari Lulzim Aliti.  Vrasja e Komandant Shqiponjës ndodhi më 23 korrik të 2015, pas një  zënke për drejtimin e degës së BDI-së në Kumanovë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU