7 VJET BURG PËR VRASËSIN E “SHQIPONJËS”, FAMILJARËT TË PAKËNAQUR, DO TË APELOJNË VENDIMIN

396
0
SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore e Kumanovës dënoi me shtatë vjet burg Bajram Limanin për vrasjen e Xhemail Rexhepit, të njohur si komandant Shqiponja.  Ndërsa i akuzuari i dytë, Amir Latifi u dënua me tre muaj heqje lirie për plagosjen e dy personave në përleshjen me armë të ndodhur dy vjet më parë në Kumanovë. Pas këtij vendimi të gjykatës reaguan familjarët duke theksuar se gjykata për së dyti herë e vrau komandant Shqiponjën.

“Çka mund të pritet nga një prokuror, që nga një aktivist partiak të shndërrohet në prokurorë dhe të sjell një vendim të drejtë. Unë nuk e kam prit këtë padrejtësi. Ne do të bëjmë gjithçka, do të qojmë vendimin enë Gjykatën e Apelit, duke ngritur procedure edhe ndaj prokurorit edhe gjykatëses. Nëse edhe atje nuk janë të politizuar si këtu”, u shpreh Lulzim Aliti, familjar i të vrarit.

Përgatit: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU