400 NËNPUNËS POLICOR PUNOJNË PËR 11 000 DENARË, SINDIKATA E PAVARUR E POLICISË KËRKON NGA MPB VENDIM PËR TË NJËJTIT

146
0
SHPËRNDAJE

Sindikata e pavarur e policisë kërkon nga njeriu i parë i policisë që urgjentisht të sistemohen 400 nën punës policor në pozitën “Policë”. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policëve, Goce, Delçev Todev, theksoi se 400 nënpunës policor të cilët e kanë kaluar suksesshëm  trajnimin për polic dhe kanë fituar vërtetim për nënpunës nga Ministria për Punë të Brendshme, në vend që të marrin rrogë rreth 24 mijë denarë, ata punojnë për 11 200 denarë, sepse nuk janë të sistemuar në pozitë, sipas Rregullores për sistematizim në Byronë për siguri publike. Ai rikujtoi se më 19 maj kalon afati i MPB-së ku duhet ti përgatitë vendimet për policët. Todev theksoi se në takimin me përfaqësues të Ministrisë u është thënë se shkaku i krizës politike, ministri kompetent ka velëm kompetenca teknike dhe nuk është në gjendje të nënshkruajë vendimet, q lë të hapur pyetjen nëse statusi i këtyre njerëzve do mbetet i pazgjidhur.

“Në pajtim me Rregulloren për sistematizim  e rregullojnë këtë lëndë në MPB nëpunësit duhet  të jenë të angazhuar për 6 muaj dhe pastaj Ministria përmes Shërbimit Juridik ka për obligim këtë vendim ta kthejë në kontratë për punësim. Kaloj thuajse një vit, një muaj para skadimit të kësaj kontrate për nën punës I cili skadon më 19 maj 2017. Publikisht përmes mediave I tregojmë ministrit të Punëve të Brendshme, të gjithë shefave dhe zëvendësve të ministrave, dhe të gjithë atyre që rrinë në kolltukë të rehatshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme,  urgjentisht këtë që e transmetojnë mediat ta kuptojnë në mënyrë serioze nga ana e Sindikatës së pavarur”, tha Goce Delcev Todev, Kryetar i Sindikatës së pavarut të policëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU