30 VJET NË SKENËN MUZIKORE, MIRANDA HASHANI FESTON ME KONCERT MADHËSHTOR

718
0
SHPËRNDAJE

Ky ështe zëri i cili ka shoqëruar për tridhjetë vite popullin shqiptar. Miranda Hashani, këngëtarja nga Maqedonia festoi 30 vjetorin e karrierës së saj mes miqsh, familjar e bashkpuntor. E ndarë shumë e kënaqur nga ky organizim Miranda shprehet se urimet e kolegëve dhe të gjithë pjesmarrësve e bënë atë të ndihet më me energji se kurrë.

“Të gjithë po mendojnë se do të më bjerë të fikët, por jo unë jam akoma e fortë, mos them që prej fillimit mund të bëjë koncertin sërish. Kaq fuqi dhe kaq dashuri kam marrë unë sonte”, tha Miranda Hashani, Këngëtare.

Në ambientet e Tv21 mbrëmja gala, e shoqëruar nga orkestra e ‘’Ansamblit të Shkupit’’ dhe dirigjent Edon Ramadani, solli edhe njëherë në skenë këngë të repertorit të Mirandës, por jo vetëm, në skenë u ngjiten dhe kolegë si Selami Kolonja, Shkurte Fejza dhe Vjollca Luka. Producentja e këtij koncerti thekson se ndjehet e privilegjuar që ka patur në dorë një organizim të tillë.

“Mbetet një kujtim i mirë dhe është kënaqësi, më shumë jam e nderuar sesa e obliguar që jam organizatore dhe producente e këtij koncerti”, tha Laura Zhuta, Producente.

Miranda Hashani e ka filluar karrierën e saj që në moshë 5 vjeçare duke u bërë pjesë e çdo festivali fëmijësh, më vonë ajo u bë këngëtare e njohur e estradës në muziken e lehtë dhe atë popullore. Gjatë këtyre viteve Miranda Hashani ka publikuar mbi tetë albume ndërsa është e pranishme në koncerte dhe ahengje familjare.

Përgaditi: Ardi Zhuta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU