Xhevdet Hajredini në “10 Minuta”: “Maqedoninë e pret një kolaps financiar”

639
0
SHPËRNDAJE

Xhevdet Hajredini  njohës i rrethanave ekonomike në Maqedoni dhe  ish ministër në një nga qeveritë e kaluara, i ftuar në emisionin “10 minuta” tha se Maqedoninë e pret një kolaps financiar, nëse  situata nuk sanohet. Huat e fundit janë pa dobi dhe këtë gjë , sipas tij, e ka dëshmuar edhe ministri  i Financave. Në lidhje me nxjerrjen e më shumë se 5 miliardë eurove jashtë Maqedonisë në 10 vjetët e fundit, ai  u shpreh se kjo vjen si rezultat i institucioneve të korruptuara, duke shtuar se pjesa më e madhe  e këtyre parave kanë dal nga Maqedonia në periudhën  2008 dhe 2011, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.

“Këto janë para që i krijojnë njerëzit tonë, mirëpo, pushtet mbajtësit, këto para në mënyrë shumë perfide duke, gjoja investuar, një pjesë të dhe të parave i transferojnë në fonde të  fshehta ne banka jashtë Maqedonisë. Këto para njëherë janë marrë borxh prej jashtë, më pas gjoja kanë kaluar për investime në Maqedoni, ato që kane ngelur këtu janë simbolike, të tjerat janë kthyer përsëri jashtë, në Belize  dhe në Sën Vinsent”, tha Xhevdet Hajredini , ish Ministër i Financave.

Sa i përket efikasitetit të organeve kompetente, Hajredini tha se, përderisa  edhe në raportin  e miratuar nga Këshilli Evropian thuhet që sa më shpejt të ndërpritet erozioni i besimit tek institucionet publike, atëherë mund ta kuptojmë se në çfarë gjendje  janë institucionet në Maqedoni.
Në bisedën në emisionin “ 10 Minuta” ai gjithashtu shtoi se, politika që ndiqet për tërheqje të investimeve në Maqedoni  është e gabuar, pasi që asnjë nga vendet ku kryeministri ka shkuar për këtë qëllim, nuk kanë investuar tek ne.

“Maqedonia  me investime të drejtpërdrejta të huaja është  vazhdimisht në vendi i fundit në Ballkan. Kurse me numra ministrash për investime 5, me numra promotorësh për investime nëpër ambasada, 30, 40, 50 ndoshta, asnjë vend i Ballkani ,nuk ka edhe një ministër për investime të jashtme, ndoshta 1”, shtoi Hajredini.

Për sa i përket ekzistimit të mundësisë së bllokimit të institucioneve në qeverinë teknike, ai tha se u zhvesh një situatë financiare dhe ,qëllimi i të cilës ishte që të përcillet tek shtresa e ulët mendimi se administrata do të mbesë pa rroga për shkak të opozitës. Dhe sipas tij, administratorët do ngelin pa rroga, por vetëm nëse qeveria vazhdon me këtë politikë.
Sa i përket faktit se Maqedonia pothuajse çdo vit ka zgjedhje, ish- ministri tha se kjo bëhet që pushteti të mbijetojë, por se sipas tij, atij po i vjen fundi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU