“10 Minuta” në TV21, me ambasadorin italian Beleli: “Jo të gjithë emigrantët janë Terroristë”

538
0
SHPËRNDAJE

Po qe se emigrantët hasin në rrugë të mbyllur në një anë, do të tentojnë të gjejnë rrugë në një anë tjetër. Me këtë rast, ekziston mundësia të paraqiten më shumë kanale për hyrje të emigrantëve në territorin e Maqedonisë, dhe vendi do të ballafaqohej me një problem të ri, të cilin shumë më rëndë do ta kontrollojë, deklaroi ambasadori Italian Ernesto Masimino Beleli në intervistën për “10 minuta”.

“Bëhet fjalë për një situatë që ndodh, kur vendet në veri, si: Serbia, Kroacia dhe Sllovenia i mbyllën kufijtë e tyre. Maqedonia, e mori këtë vendim, duke pasur parasysh faktin se mban llogari për sigurinë e vet. Por, nëse nga aspekti i sigurisë, ky veprim është i arsyeshëm, në anën tjetër, nëse kjo situatë zgjat, mund të kemi pasoja më serioze”, tha Beleli.

Pas ngjarjeve të Parisit, të gjithë institucionet përgjegjëse duhet që situatën ta shohin më objektivisht dhe në mënyrë më racionale, e jo emocionalisht. Kontrolli i përforcuar i sigurisë në Bashkimin Evropian është i justifikueshëm, por nuk duhet të përgjithësohet, sepse, jo të gjithë që kanë hyrë në BE, si emigrant, janë terroristë potencialë, shtoi Beleli.

“Dje, një fëmijë 8-vjeçar i tha mësueses, eja të shkojmë ta vrasim Papën. Këtë nuk duhet ta kuptojmë si kërcënim serioz, edhe pse mësuesja i njoftoi përgjegjësit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Këtë situatë nuk duhet shikuar emocionalisht, por të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme”, tha ai.

Beleli nuk pret sulme të reja terroriste në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa gjendja e tendosur në  disa vende, sipas tij është një moment post-stresi, pas ngjarjeve të Parisit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU