“10 Minuta” me Xhabir Derallën. Gruevski të japë dorëheqje edhe nëse zgjedhjet shtyhen

718
0
SHPËRNDAJE

Jemi dëshmitarë se në vend, sidomos në periudhën e fundit, po krijohet atmosferë që zgjedhjet të shtyhen. Megjithatë, nëse ato shtyhen, kryeministri assesi s’duhet ta shtyjë dorëheqjen e tij, si dhe masat e tjera që janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës, deklaroi aktivisti Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare “Civil”.

“Vetë shtyrja e zgjedhjeve në fakt është pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes. Nëse ia lejoni kryeministrit ta prolongojë afatin e dorëheqjes, del se sikur ju atë po e shpërbleni. Me këtë, s’keni arritur gjë. Ai përsëri do të vazhdojë me kursin dhe praktikën e njëjtë, sepse, në këto dhjetë vite nuk kemi parë ndonjë koncept më ndryshe nga ai që kryeministri e ka menduar, dhe ndaj të cilit qëndron me kokëfortësi”, tha Xhabir Deralla, Aktivist i “CIVIL”.

Deralla konsideron se zgjedhjet duhet të shtyhen edhe për faktin se, koha për pastrimin e listës zgjedhore, që është një nga kriteret kyçe për zgjedhje të drejta – nuk mjafton. Në këtë kontekst, ai thotë se nuk është optimist se me këtë tempo, deri në prill do të zbardhet rasti me të ashtuquajturën “fabrikë e letërnjoftimeve të falsifikuara”, si edhe afera e përgjimeve, të cilën duhet ta zbardhë prokurorja Janeva.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU